By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën
June 28, 2025
Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti Biden thotë se po “pason stafetën” për të bashkuar vendin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Presidenti Biden thotë se po “pason stafetën” për të bashkuar vendin
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti Biden thotë se po “pason stafetën” për të bashkuar vendin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/25 at 7:59 AM
Kosova Times Published July 25, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se po ia kalon stafetën një brezi të ri, ndërsa u shpjegoi amerikanëve largimin e tij të papritur nga gara presidenciale gjatë një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës nga Shtëpia e Bardhë pas një karriere politike mbi 50-vjeçare, shkruan Zëri i Amerikës, duke cituar AP dhe Reuters.

“Unë e nderoj këtë zyrë”, tha presidenti Biden. “Por, unë e dua më shumë vendin tim”.

Biden, 81 vjeç, hodhi poshtë trysninë disa javore të demokratëve për t’u tërhequr nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas debatit katastrofik të 27 qershorit. Gjatë një interviste pas debatit ai tha se vetëm “Zoti i plotfuqishëm” mund ta bindë të tërhiqet nga gara.

“Kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t’ia kaloj stafetën një brezi të ri. Kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar vendin tonë”, tha presidenti Biden në fjalimin drejtuar vendit.

Presidenti Biden e mori vendimin disa ditë pasi shqyrtoi parashikimet e sondazheve se ai mund të humbiste përballë republikanit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit dhe të dëmtonte edhe shanset e fitores së zgjedhjeve të ligjvënësve demokratë.

“Gjëja e madhe e Amerikës është se këtu nuk sundojnë mbretërit dhe diktatorët. Populli sundon. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duart tuaja”, tha Biden ndërsa iu drejtua popullit amerikan.

Këto janë komentet e para të zgjeruara publike të presidentit Biden që nga e diela kur ai njoftoi përmes medias sociale se kishte vendosur të tërhiqej nga gara presidenciale për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Më pas ai mbështeti nënpresidenten, Kamala Harris, për të marrë nominimin e demokratëve për të garuar në zgjedhjet e nëntorit.

Demokrati Biden është presidenti i parë në detyrë që nuk kërkon një mandat të dytë që nga viti 1968 kur presidenti Lyndon Johnson, nën kritika të ashpra për trajtimin e Luftës në Vietnam, u tërhoq papritur nga fushata më 31 mars.

Biden i bashkohet listës së presidentëve James K. Polk, James Buchanan, Rutherford B. Hayes, Calvin Coolidge dhe Harry Truman që vendosën të mos kandidojnë për një mandat të dytë.

Presidenti Biden u përball me thirrjet për t’u larguar nga gara pasi paraqitja e tij e dobët në debatin kundër Trumpit ngriti pikëpyetje shqetësuese në lidhje me mprehtësinë e tij mendore.

Megjithatë, që kur ai mori vendimin për t’u tërhequr nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, demokratët kanë shprehur mbështetjen për të, duke vlerësuar karakterin dhe punën e tij si president.

Biden tha se do të përqendrohet te detyra e tij si president gjatë gjashtë muajve të mbetura në detyrë. Ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten lidhur me përpjekjet për të negociuar një armëpushim në Gazë.

Kjo është hera e katërt që presidenti Biden i drejtohet vendit nga Zyra Ovale që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2021. Më 15 korrik Biden iu drejtua vendit pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit Trump duke u bërë thirrje amerikanëve që të qetësonin retorikën politike.

Biden e filloi karrierën politike në vitin 1972, kur u zgjodh në Senatin amerikan në moshën 29-vjeçare, duke u bërë senatori i gjashtë më i ri. Ai do të përfundojë mandatin në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2025, si presidenti më i vjetër amerikan kur do të ketë mbushur 82 vjeç.

“Mbrojtja e demokracisë është më e rëndësishme se çdo titull”, tha Biden.

“Unë gjej forcë dhe gëzim duke punuar për popullin amerikan. Por, kjo detyrë e shenjtë për të përsosur vendin tonë nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me ju. Familjet tuaja. Të ardhmen tuaj. Ka të bëjë me ‘Ne populli’”, tha presidenti duke iu referuar deklaratës së pavarësisë.

Gjatë adresimit, Biden u zotua se deri në fund të mandatit të tij presidencial do të mbrojë demokracinë si brenda vendit, ashtu edhe të aleatëve, sikurse Ukraina. Ai tha se do të vazhdojë të punojë “për t’u siguruar që Amerika të vazhdojë të jetë e fuqishme dhe e sigurt, si dhe lidere e botës së lirë”.

“Ne do të vazhdojmë të mbledhim një koalicion shtetesh për të ndalur [presidentin rus, Vladimir] Putin, që të marrë Ukrainën dhe të bëjë më shumë dëme. Do të vazhdojmë ta mbajmë NATO-n të fortë dhe unë do ta bëj aleancën edhe më të fuqishme dhe më të bashkuar në histori”, tha ai.

Trump ka lavdëruar liderë autoritar sikurse Putini, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Ai po ashtu publikisht ka kritikuar ndihmën e mbrojtjes që ShBA-ja i ka ofruar Ukrainës, e cila po përballet me forcat pushtuese ruse. Ndërkaq, i zgjedhuri i tij për të garuar për postin e nënpresidentit, JD Vance, ka ndihmuar përpjekjet e udhëhequra nga republikanët për të bllokuar miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe financiare të Uashingtonit për Kievin.

Gjatë mandatit të tij si president më 2017-2021, Trump minoi unitetin e NATO-s, vendosi në Gjykatën Supreme gjykatës që kanë pikëpamje të djathta dhe kërkoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Kandidati i Partisë Republikane për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e kritikoi fjalimin e presidentit Biden. Ai u shpreh në rrjetin ‘TruthSocial’ se fjalimi i “mashtruesit Joe Biden në Zyrën Ovale mezi kuptohej dhe ishte shumë i dobët!”

Trump tha se, “mashtruesi Joe Biden dhe gënjeshtarja Harris janë një turp i madh për Amerikën. Kurrë nuk kemi patur një periudhë si kjo”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha herët të mërkurën se çdo aludim për dorëheqjen e presidentit Biden nga posti i tij përpara zgjedhjeve, që do të mundësonte që Harris të kandidonte si presidente në detyrë, ishte “qesharak”.

Zëdhënësja Jean-Pierre tha se presidenti amerikan “nuk është penduar” për vendimin e tij për të qëndruar në garë për aq kohë sa qëndroi, apo për vendimin gjatë fundjavës për t’u tërhequr. Ajo tha se vendimi i Bidenit nuk kishte të bënte me shëndetin e tij.

You Might Also Like

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

TAGGED: #Joe Biden, #ShBA
Kosova Times July 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani viziton Defender Europe `25: Kosova po shkruan një kapitull të ri

Kosova Times Kosova Times May 29, 2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Topanë!
Bilçik: Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të kushtetutës dhe ligjit
Misteret: Kush ishin pjesëtarët e popullit misterioz që ndërtuan këto struktura tepër të përsosura më shumë se 5000 vjet më parë…
LDK në Pejë denoncon provokimin ndaj komisionarit të saj në qendrën e numërimit të votave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?