By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja do t’ia transferojë Ukrainës 1.5 miliardë euro nga të ardhurat prej aseteve të ngrira ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja do t’ia transferojë Ukrainës 1.5 miliardë euro nga të ardhurat prej aseteve të ngrira ruse
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja do t’ia transferojë Ukrainës 1.5 miliardë euro nga të ardhurat prej aseteve të ngrira ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 4:11 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur të premten që blloku evropian do t’ia dërgojë Ukrainës 1.5 miliardë euro, të cilat i ka siguruar prej aseteve të ngrira ruse në territorin e BE-së.

“Sot, ne transferojmë 1.5 miliardë euro të hyra të siguruara prej aseve të ngrira ruse, me qëllim të rindërtimit dhe mbrojtjes së Ukrainës”, ka thënë von der Leyen përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

“Nuk ekziston mundësi më e mirë për t’i shfrytëzuar paratë e Kremlinit, sesa që ta bëjmë Ukrainën, dhe gjithë Evropën, një vend më të sigurt për të jetuar”.

Pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Perëndimi ka ngrirë asete ruse në vlerë të 276 miliardë eurove.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) ka vendosur muajin e kaluar që t’i japë një kredi Ukrainës në vlerë të 50 miliardë dollarëve, me paratë e gjeneruara nga asetet e ngrira ruse.

Moska, në anën tjetër, ka ndërmarrë masa ligjore kundër këtij vendimi.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, është deklaruar mirënjohës ndaj BE-së.

“Faleminderit von der Leyenit dhe BE-së për mbështetjen dhe këtë kontribut të rëndësishëm për mbrojtje dhe rindërtim të Ukrainës. Së bashku, ne jemi duke kthyer armiqësinë në forcë dhe po ndërtojmë një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, ka thënë ai.

Shumica e fondeve të ngrira ruse – rreth 210 miliardë euro – janë duke u mbajtur në Evropë, ndërsa rreth 10 miliardë dollarë janë në Shtetet e Bashkuara.

Asete ruse në vlerë të miliarda dollarëve ka edhe në Japoni dhe Britani.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj vendimit të BE-së, dhe ka thënë se Rusia do të kundërpërgjigjet, mirëpo duhet bërë planin me kujdes.

You Might Also Like

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi

Rusia ka filluar të shesë rezervat e saj të arit për herë të parë për të financuar buxhetin ushtarak të Putinit

Erdogan refuzoi të lejonte një aeroplan rus me 600 pasagjerë të hynte në Stamboll, pasi një trageti turk iu ndalua të hynte në Soçi

Të paktën 190 jetimë ushtarakë rusë vdiqën në luftën me Ukrainën

TAGGED: #1.5 miliardë euro, #Asetet e ngrira ruse, #BE-ja, Ukraina
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot me diell dhe vapë, temperatura deri në 36 gradë Celsius

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Porti i Durrësit, kompania gjermane padit qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit
Cisse: S’do ta harroj kurrë fjalimin e Gerrard-it në finalen e vitit 2005
“Disa vende të BE-së kërkojnë masa ndaj Serbisë nëse konstatohet se është e lidhur me ngjarjet në Banjska”: Zbulohet se çfarë ka biseduar Lajçak me vendet anëtare
Kraniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?