By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligjvënësit izraelitë të vijës së ashpër kritikojnë thirrjet e Nënpresidentes Harris për armëpushim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ligjvënësit izraelitë të vijës së ashpër kritikojnë thirrjet e Nënpresidentes Harris për armëpushim
Ballina 2Rajon / Botë

Ligjvënësit izraelitë të vijës së ashpër kritikojnë thirrjet e Nënpresidentes Harris për armëpushim

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 9:45 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Ligjvënësit e vijës së ashpër izraelitë kritikojnë kritikuan ashpër të premten thirrjet e Nënpresidentes Kamala Harris për armëpushim dhe shqetësimin që ajo ngriti mbi vuajtjet njerëzore në Gazë, në përfundim të takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në komentet për gazetarët të enjten, zonja Harris tha se ajo shprehu angazhimin e palëkundur ndaj Izraelit dhe se përherë do të përpiqet që të sigurohet që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Mënyra se si e bën këtë, ka rëndësi”, tha ajo.

Ajo theksoi se i kishte shprehur zotit Netanyahu shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjes njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e “shumë civilëve të pafajshëm”. “Nuk do të hesht”, tha ajo.

Zonja Harris u kërkoi ndërmjetësuesve arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës.

Në një postim në rrjetin social X, ministri izraelit i Financave, i vijës së ashpër, Bezalel Smotrich, kritikoi deklaratat e zonjës Harris, duke thënë se thirrja e saj për armëpushim është një thirrje që Izraelit të dorëzohet.

“Kamala Harris zbuloi para gjithë botës atë që kam thënë prej javësh, çfarë fshihet në të vërtetë pas marrëveshjes”, shkroi ai. “Dorëzimi ndaj udhëheqësit ushtarak të Hamasit Sinwar. Mos bini në këtë kurth”!

Pak pas tij, një tjetër izraelit i vijës së ashpër, ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, shkroi shkurt në llogarinë e tij në rrjetin X, duke ndjekur të njëjtën linjë, se “nuk do të ketë armëpushim, Zonja Kandidate”.

Komentet e tyre vijnë pasi udhëheqësit e tre vendeve, Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re bënë thirrje për një armëpushim.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të premten kryeministri australian Anthony Albanese, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri i Zelandës së Re Christopher Luxon bënë thirrje për “armëpushim urgjent në Gazë”.

Ata shkruan se “gjendja në Gazë është katastrofike. Vuajtja njerëzore është e papranueshme. Nuk mund të vazhdojë”.

Në deklaratën e tyre, të tre udhëheqësit thanë se mbeten të “vendosur” në qëndrimin e tyre për të dënuar Hamasin për mizoritë e sulmit terrorist të 7 tetorit dhe aktet e tij të vazhdueshme të terrorit.

Ata thanë se mbështesin marrëveshjen gjithëpërfshirëse të armëpushimit, të ofruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “Ne u bëjmë thirrje palëve në konflikt të bien dakord për marrëveshjen. Çdo vonesë do të çojë në humbjen e më shumë jetëve”.

Bisedimet për armëpushim pritej të vazhdonin të enjten në Doha, me negociatorët nga Egjipti, Izraeli, ShBA dhe Katari, por Izraeli tha se negociatorët e tij ishin “vonuar”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme dhe se bisedimet tani nuk do të rifillojnë deri në javën e ardhshme.

You Might Also Like

Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA

Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell

Erdogan për Gazën: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Kamala Harris
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Greqia e Turqia morën OSBE, Shqipëria e tërhoqi kandidaturën e Igli Hasanit

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Vuçiq mban takim urgjent me ministrat serbë për vendimin e BQK-së
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e EURO 2025
Fillojnë garat ekipore edhe në kategorinë e juniorëve
Sonte finalja e madhe në `Euro 2024`, Spanja përballet me Anglinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?