By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për APA: Asociacioni jokushtetues – marrëveshja me Serbinë brenda dy vjetësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për APA: Asociacioni jokushtetues – marrëveshja me Serbinë brenda dy vjetësh
Ballina 1Lajme

Kurti për APA: Asociacioni jokushtetues – marrëveshja me Serbinë brenda dy vjetësh

Kosova Times
Last updated: 2022/11/15 at 7:53 PM
Kosova Times Published November 15, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë me bindje se marrëveshja përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme.

Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”, ka thënë se marrëveshja do të përfshijë edhe çështje tjera pos njohjes reciproke që do të jetë në qendër.

Kryeministri, mes tjerash, ka folur edhe për planin franko-gjerman të cilin sërish e ka cilësuar si bazë e mirë për diskutime, anise, sipas tij, ka mangësi.

“Plani franko-gjerman është një bazë e mirë për diskutime. Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, tha Kurti.

Po ashtu në intervistë e realizuar nga Judith Egger nga “APA”, Kurti ka folur edhe për Asociacionin për të cilin ka thënë se mbetet jokushtetues dhe i parealizueshëm.

Kurti për deputetët serbë që lanë mandatet: Nëse nuk duan, vazhdojmë me partnerët tjerë

Kryeministri Albin Kurti nga Austria ka thënë se dëshiron që sa më shpejt të plotësojë vendet e lira në veri të vendit, në qeveri e Kuvend, pasi serbët janë tërhequr nga institucionet kosovare.

Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA, ka thënë se nëse serbët nuk duan të rrinë në institucione, atëherë do të vazhdojnë me partnerët tjerë.

“Nuk mund të lejojmë vakum”, tha Kurti për APA, gjatë një vizite në Vjenë.

“Nëse nuk duan, duhet të vazhdojmë me partnerët tjerë. Të tjerët do të duhet të zënë vendin e dhjetë deputetëve serbë të parlamentit të Kosovës nga Lista Serbe, e cila është besnike ndaj Beogradit”, tha Kurti.

Mes tjerash, kreu i ekzekutivit kosovar foli edhe për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ndërrimin e policëve në veri.

“Po ashtu punonjësit e policisë do të duhej të ndërroheshin sa më shpejt dhe pa probleme, sepse duhet të garantojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë”.

“Do të duhet të organizojmë zgjedhje të reja për katër kryetarë komunash në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti për Asociacionin: E nënshkruan paraardhësit e mi, mbetet jokushtetues dhe i parealizueshëm

Kryeministri i vendit ka folur shkurt dhe qartë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Albin Kurti thotë se marrëveshjen e nënshkruan më 2013 paraardhësit e tij, dhe se ky vendim mbetet jokushtetues.

“Unë kam ardhur në pushtet vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi ata që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë?”, pyeti Kurti në intervistën dhënë agjencisë austriake të lajmeve “APA”.

Madje, Kurti thotë se Asociacionin e dëshiron vetëm Beogradi pasi sipas tij, në këtë në mënyrë dëshiron që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit.

“Kushtetuta jonë nuk është në përputhje me një bashkim etnik, sepse thelbi i Kushtetutës së Kosovës është natyra multietnike e shtetit. Kërkesat për një autonomi të tillë për zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk erdhën as nga popullata vendase. Vetëm Beogradi e dëshiron këtë në mënyrë që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit, por kjo nuk është e realizueshme”, tha Kurti.

Kurti i bindur: Marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet në dy vitet e ardhshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur i bindur se marrëveshja përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme.

Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”, ka thënë se marrëveshja do të përfshijë edhe çështje tjera pos njohjes reciproke që do të jetë në qendër.

“Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, tha Kurti.

Kryeministri, mes tjerash, ka folur edhe për planin franko-gjerman të cilin sërish e ka cilësuar si bazë e mirë për diskutime, anise, sipas tij, ka mangësi.

“Plani franko-gjerman është një bazë e mirë për diskutime. Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, tha Kurti.

You Might Also Like

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Gashi: Qytetari duhet të rikthehet si gjykatës

Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan

Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj

KFOR-i: Karabinierët italian stërviten intensivisht me helikopter

Kosova Times November 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Shëndeti mendor, element thelbësor për zhvillimin personal, komunitar e socio-ekonomik

Kosova Times Kosova Times May 18, 2023
Profeti i teknologjisë që parashikoi moshën e iPhone bën parashikime shqetësuese për vitet e ardhshme
Presidenti i Meksikës ankohet se ShBA-ja po financon opozitën
Dje nisën punimet, sot lëshohet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti” në Prishtinë
Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?