By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ka pak resurse të ujit, thirrje për ndërtimin e digave të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova ka pak resurse të ujit, thirrje për ndërtimin e digave të reja
Ballina 1Lajme

Kosova ka pak resurse të ujit, thirrje për ndërtimin e digave të reja

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 3:28 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Ndryshimet globale klimatike do të ndikojnë edhe në zvogëlimin e resurseve ujore në Kosovë, thonë ekspertët. Sipas tyre, Kosova ka rezerva të kufizuara të ujit, ndërsa kanë shprehur nevojën urgjente për ndërtimin e liqeneve shtesë akumuluese. Ndërkohë, kompanitë rajonale të ujësjellësit në Kosovë, kanë raportuar se uji i pijshëm shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar dhe keqpërdoret nga qytetarët, e për këtë kanë pasuar edhe masat.

Kosova ka nevojë urgjente për të ndërtuar diga të ujit, pasi sipas ekspertëve, rezervat e ujit në Kosovë janë të pakta. Ata theksojnë se ndryshimet globale klimatike mund të sjellin edhe pasoja negative në këtë drejtim. Profesori i edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës, Zeqir Veselaj, tha për Radio Kosovën se nevojat për ujë janë të mëdha dhe kur fillon të shpërndahet, atëherë del që Kosova ka rezerva shumë të kufizuara ujore. Ai përmendi edhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në resurset ujore të Kosovës.

“Kjo paralajmëron se nëse ky trend i ndryshimeve klimatike vazhdon ngritja e temperaturave globale, parashihet që katër nga pesë pellgjet ujore të Kosovës të ballafaqohen me mungesë të ujit. Kosova duhet urgjentisht të mendojë për ndërtimin e akumulimeve të reja shtesë për resurse ujore. Kjo është paraparë edhe me Strategjinë Shtetërore të Ujërave, por nuk po shoh se ka lëvizje konkrete në këtë drejtim”, tha ai.

Profesori Veselaj, tha se sipas raportimeve, në Kosovë ka humbje të mëdha teknike të ujit, e kjo nënkupton që ka keqpërdorim të resurseve ujore dhe e bënë më të vështirë furnizimin e rregullt me ujë në disa zona të vendit. Ai tha se sipas të dhënave të ndryshme nga institucionet përkatëse, pesë liqenet akumuluese në Kosovë, akumulojnë rreth 560 milionë metra kub ujë.

Edhe eksperti i mjedisit, Agron Bektashi, ka thënë për Radio Kosovën se nëse nuk kemi kujdes për rezervat e ujit, pasojat mund të jenë të mëdha, derisa shtoi se Kosova nuk ka burime të mjaftueshme të resurseve ujore.

“Ndërtimi i digave është domosdoshmëri. Po planifikohet atje mbi Kamenicë, e te Firaja në Ferizaj. Po flas për pjesët më të rrezikuara, pjesa lindore e Kosovës ka burime shumë të pakta, si Gjilan, Ferizaj, Malishevë. Për këto veç ka filluar fizibiliteti, po është zgjidhje, sepse akumulon e do të ketë rezerva ujore. E kur ka rezerva ujore edhe në thatësira të mëdha ka mundësi për të intervenuar, qoftë për bujqësi e qoftë për furnizimin popullatës”, deklaroi Bekteshi.

Ndërkohë, kompanitë rajonale të ujësjellësit në Kosovë, disa herë kanë raportuar se uji i pijshëm shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar dhe keqpërdoret nga qytetarët, duke zvogëluar kështu rezervat e ujit të pijshëm. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Prishtinë, Arjeta Mjeku, tha për Radio Kosovën se kanë shkyçur nga furnizimi me ujë të pijshëm konsumatorët të cilët nuk i kanë kryer obligimet për shërbime si dhe ata që kanë bërë lidhje ilegale.

“Ne me inspektorët tanë çdo ditë dalim në terren që të inspektojmë zonat ku dyshojmë se po keqpërdoret uji i pijshëm. Brenda një ditë shkyçen nga pesë deri në dhjetë konsumatorë. Borxhet janë të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit që nga pas lufta e deri sot. Borxhi është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë e 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Ne furnizojmë më ujë të pijshëm 8 komuna me gjithsej 176 mijë konsumatorë”, deklaroi Mjeku.

Institucionet e Kosovës kanë adoptuar ligje dhe strategji për sa u përket burimeve ujore dhe ujërave në Kosovë. Përmes Strategjisë Nacionale për Ujërat 2017-2036, Qeveria e Kosovës ka për qëllim t’i adresojë dhe të krijojë një bazë të mirë veprimi në aspektin e politikave, veprimeve operacionale dhe investimeve në sektorin e ujërave në një periudhë 20 vjeçare.

Me këtë dokument synohet një integrim dhe zhvillim i qëndrueshëm për zhvillimin e sektorit të ujërave në Kosovë si: furnizimi me ujë të pijshëm, uji për prodhimin e ushqimit, ujitja e tokës bujqësore, industria, sporti dhe rekreacioni, dhe prodhimi i energjisë elektrike. Ndër të tjera parashihet dhe ruajtja, mbrojtja e burimeve ujore.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

TAGGED: #Diga të reja, #Kosova, #Resurse uji
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gabimi strategjik i Putinit “ishte se zgjodhi Perëndimin si armik”

Kosova Times Kosova Times February 19, 2024
Carvajal konfirmon lëndimin: Do të jem jashtë fushës për disa muaj
Kurti: Institucionet të jenë të pa kompromis në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Talibanët djegin instrumentet muzikore në perëndim të Afganistanit
Gazetari shoqërohej me opozitën por rezultoi spiun i Kremlinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?