By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore
Ballina 2Rajon / Botë

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 5:38 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi të shtunën vendeve të Azisë Juglindore të ndihmojnë në trajtimin e sfidave globale gjatë takimit me homologët e këtyre vendeve në Laos. Ai vuri theksin sidomos tek agresioni rus në Ukrainë. Diplomatët e lartë nga Azia Juglindore u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Laosit për një takim treditor ndërsa vendet e kësaj pjese të Azisë janë përballur me tensionet mbi pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore, përshkallëzimin e luftimeve në Mianmar dhe rivalitetin rajonal.

Sekretari Antony Blinken fillimisht veçoi Kinën për veprimet e saj kundër Filipineve në Detin e Kinës Jugore. Megjithatë, ai më pas përshëndeti të dyja vendet, pasi Manila përfundoi me sukses një mision të ri furnizimi për forcat e saj ushtarake në një zonë ndaj të cilës edhe Pekini ka pretendime territoriale.

“Jemi të kënaqur për furnizimin e suksesshëm që bëhet sipas një marrëveshjeje të arritur midis Filipineve dhe Kinës. E përshëndesim marrëveshjen dhe shpresojmë dhe presim që ajo të vazhdojë”, tha Sekretari Blinken.

Prania e forcave filipinase ka zemëruar prej vitesh Kinën, e cila është përballur vazhdimisht me forcat filipinase në një anije të marinës të vendosur pranë ishullit Spratly të Detit të Kinës Jugore. Tensionet në mes të dy vendeve kanë nxitur shqetësime rajonale për një përshkallëzim.

Takimet e së shtunës bashkojnë në të njëjtën dhomë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Japonisë, Indisë dhe Australisë për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë dhe çështje të tjera rajonale.

“Takimi ynë i sotëm zhvillohet në një mjedis gjeopolitik dhe gjeo-ekonomik që ndryshon me shpejtësi, duke paraqitur si mundësi ashtu edhe sfida. Gjatë viteve të fundit, Takimi i Azisë Lindore është bërë një platformë me rëndësi kritike për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv për çështje strategjike politike dhe ekonomike me interes të ndërsjellë”, tha ministri i jashtëm i Laos-it, Saleumxay Kommasith, i cili drejtoi punimet.

Sekretari Blinken bëri një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në kuadër të punimeve të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore, të shtunën në Laos.

Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Sekretari Blinken njoftohet se ngriti shqetësimet për veprimet e fundit provokuese të Pekinit ndaj Tajvanit.

Këto veprime përfshinin një bllokadë të simuluar gjatë inaugurimit të Presidentit të Tajvanit Lai Ching-te, ndërsa zoti Blinken dhe Wang, sipas zyrtarit, ranë dakord të vazhdonin të bënin përparim në lidhjet ushtarake të dy vendeve.

Zoti Blinken diskutoi gjithashtu mbështetjen e Kinës për industrinë e mbrojtjes ruse dhe sipas të njëjtit zyrtar, ai gjithashtu paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë masa kundër firmave kineze që ndihmojnë luftën në Ukrainë. Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se nuk kishte asnjë angazhim nga ministri kinez Wang për këtë çështjeje. /Reuters-AP/

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

TAGGED: #Antony Blinken, #Kinë
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në forcimin e sundimit të ligjit

Kosova Times Kosova Times January 20, 2023
Nxënësit që fituan garën në gjuhë gjermane ishin në rezidencë te ambasadori
Humbja e Rusisë është e pashmangshme dhe do t’i lejojë botës të përqendrohet në problemin e vërtetë – ndryshimin e klimës
Një top i rrallë me rreze të gjatë veprimi i Koresë së Veriut është vërejtur duke u nisur drejt perëndimit në Rusi
Skena spektakolare në qiell në mbarë botën: Superhëna e fundit në 2024 shkëlqeu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?