By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zjarre pranë zonës turistike në Shëngjin, evakuohen banorët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zjarre pranë zonës turistike në Shëngjin, evakuohen banorët
Ballina 2Rajon / Botë

Zjarre pranë zonës turistike në Shëngjin, evakuohen banorët

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 10:44 AM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Banesa dhe biznese po konsiderohen të rrezikuara nga zjarri që është përhapur në qytetin bregdetar të Shëngjinit në Shqipëri.

Flakët në Malin e Shëngjinit kanë nisur prej të shtunës pasdite dhe zjarri është rindezur në mëngjesin e hënës.

Për shkak të erës, izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur.

Në një njoftim të prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.”

Në njoftim është thënë se gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.

Mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur jo vetëm nga Lezha, por edhe Mirdita, Tirana, Kamza, Berati, Fieri, Lushnja, Vau i Dejës, si dhe Shkodra.

“Me mjetet dhe efektivët zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që këto objekte të mos preken nga zjarri”, është thënë në njoftimin e prefekturës.

Institucioni i Prefekturës së Lezhës thekson se pavarësisht pranisë së gjithë këtyre forcave, është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla, ka shkruar në rrjetin social Facebook se situata është tepër e vështirë.

“Policia e Shtetit, përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë, po evakuon banorët”, ka bërë të ditur Balla mbrëmë pas mesnate.

Një ditë më parë, ministria e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit ishin verifikuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar.

Mbrëmjen e së hënës është shuar zjarri në fushën e grumbullimit të mbeturinave në periferi të Vlorës, që vijonte prej disa ditësh. Për vënien nën kontroll të kësaj vatre zjarri është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë.

Zjarri shkaktoi re të mëdha tymi dhe erë të pakëndshme, që u përhapën në gjithë qytetin e Vlorës në kulmin e sezonit turistik.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 1.300 zjarrfikës në gjithë vendin nuk e përballojnë situatën e zjarreve.

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

TAGGED: #Evakuime, #Shëngjin, #Zjarre
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 16, 2023
Si ka ndryshuar qëndrimi i ukrainasve ndaj Rusisë, NATO-s dhe neutralitetit pas fillimit të një lufte në shkallë të gjerë
Vriten tre persona nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë
Gjobë ndaj dy shoferëve që tejkaluan shpejtësinë në Ferizaj
Dogana konfiskon cigare kontrabandë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?