Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. /rel/

Ndërsa lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po vazhdon, anëtarët e Batalionit të Parë Sulmues, Da Vinçi, të Ukrainës po përgatisin ish të burgosurit për betejë kundër forcave ruse.




Më shumë se 3.000 të burgosur janë liruar me kusht dhe janë caktuar në njësitë ushtarake pasi rekrutimi i tyre u miratua nga Parlamenti nëpërmjet një projektligji të diskutueshëm mobilizimi.


Personat fajtorë për përdhunim, sulm seksual, vrasje të dy ose më shumë personave ose krime kundër sigurisë kombëtare të Ukrainës nuk lejohen të shërbejnë.
Para se të dërgohen në vijën e parë, ish-të burgosurit duhet t’i nënshtrohen një kursi luftarak sfidues që zgjat pesë jav.

Për ata që tentojnë të arratisen, dënimeve të tyre do t’u shtohen edhe tetë deri në 10 vjet burgim.




Zyrtarët ukrainas kanë theksuar se, ndryshe nga rekrutimi i të dënuarve nga Rusia për grupin famëkeq mercenar Wagner, ku ata u futën në betejat më vdekjeprurëse, programi i Ukrainës synon të integrojë të dënuarit në njësitë e rregullta të vijës së parë.