By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 29, 2025
Horoskopi ditor për 29 dhjetor
December 29, 2025
Në Shqipëri moti i kthjellët dhe temperatura të ulta
December 29, 2025
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
December 29, 2025
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Armenia intensifikon përpjekjet për t’u afruar me Perëndimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Armenia intensifikon përpjekjet për t’u afruar me Perëndimin
Ballina 2Rajon / Botë

Armenia intensifikon përpjekjet për t’u afruar me Perëndimin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 4:42 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Stërvitjet ushtarake të Armenisë me Shtetet e Bashkuara në korrik dhe rritja e kontakteve të saj diplomatike me Evropën Perëndimore, sugjerojnë se Jerevani po vazhdon përpjekjet për t’u distancuar nga Moska. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, suksesi i këtyre përpjekjeve varet kryesisht nga rivali i Armenisë, Azerbajxhani, si edhe nga përpjekjet e vazhdueshme të paqes të mbështetura nga ShBA.

Analistët thonë se stërvitjet e përbashkëta ushtarake në korrik në Armeni mes forcave armene dhe atyre të Shteteve të Bashkuara janë hapi i fundit në përpjekjet e Jerevanit – të mbështetura nga Uashingtoni – për t’u distancuar nga sfera e ndikimit e Rusisë dhe afruar më shumë drejt Perëndimit.

“Këto janë stërvitje serioze dhe janë shoqëruar me lajmin se do të ketë një përfaqësi të përhershme këshilltarësh të ShBA-së në Ministrinë e Mbrojtjes së Armenisë. Synimi i vetëm është afrimi me Perëndimin”, i thotë Zërit të Anerikës konsulenti politik Eric Hacopian.

Armenia nuk ka dalje në det dhe do që të reduktojë varësinë e saj ekonomike nga Rusia.

Ajo po i kërkon Turqisë të hapë kufirin në mënyrë që të ketë një portë të re drejt tregjeve perëndimore. Turqia mbylli kufirin me Armeninë në vitin 1993 pasi forcat armene etnike morën kontrollin e Nagorno Karabakut, një rajon i kontestuar i Azerbajxhanit. Forcat e Azerbajxhanit e rimorën atë vitin e kaluar dhe analistët thonë se hapja e kufirit tani do të përkonte me synimet e Ankarasë për të zgjeruar ndikimin rajonal të Turqisë.

“Turqia ka lidhje shumë të forta me Azerbajxhanin, si edhe marrëdhënie shumë të mira me Gjeorgjinë, por jo me Armeninë. Dhe kjo përbën pengesë për politikat e Turqisë në rajonin e Kaukazit”, thotë Sinan Ulgen i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Politikë të Jashtme.

Uashingtoni po punon për të ndërmjetësuar një marrëveshje të përhershme paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, për të cilën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se është e afërt. Por disa çështje mbeten të pazgjidhura, thonë analistët.

“Në këtë fazë, kur nuk është nënshkruar marrëveshja e paqes, kjo mund t’i dërgojë sinjalin e gabuar Armenisë, se mund të mos ketë nevojë të bjerë dakord për çështjen thelbësore, atë të njohjes reciproke të integritetit territorial”, thotë Farid Shafiyev i Qendrës për Analizën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lidhje të ngushta me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev dhe po përjashton mundësinë e hapjes së kufirit me Armeninë deri në plotësimin e kërkesave të Bakusë. Turqia e ndihmoi Azerbajxhanin të mposhtte forcat e mbështetura nga armenët. Por disa analistë thonë se Azerbajxhani po dikton politikën e Turqisë.

“Azerbajxhani është aty ku është, pjesërisht për shkak të ndihmës ushtarake të Turqisë, ndihmës së zbulimit. Dhe nuk e kuptoj se si Turqia heziton të hapë kufirin me Armeninë, siç kërkon Jerevani, për shkak të kundërshtimit të Azerbajxhanit… … veçanërisht nëse Azerbajxhani, për një arsye ose një tjetër, beson se mund të jetë në interesin e tij të kthehet përsëri nga Rusia”, thotë për Zërin e Amerikës Soli Ozel i Universitetit “Kadir Has”.

Kompania energjetike SOCAR e Azerbajxhanit është investitori më i madh i huaj në Turqi, duke i dhënë Bakusë një mjet të fuqishëm ndikimi ndaj Ankarasë. Analistët thonë se çdo shpresë për rihapjen e kufirit turko-armen duket se varet nga vullneti i udhëheqjes së Azerbajxhanit.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

TAGGED: #Armenia, #Perëndimi
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori

Kosova Times Kosova Times October 11, 2025
Gërvalla në kujtim të policëve të rënë: Kosova sot më e sigurt
Janjiq: Banjska varrosi pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë
Hoti: Qeveria e rriti tatimin në pronë në kulmin e inflacionit
Kearns: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?