By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit
December 14, 2025
100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, 24 personalitete të dekoruara
December 14, 2025
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 14, 2025
Policia po heton zhdukjen e dy vajzave në Prishtinë e Podujevë
December 14, 2025
Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Laura Fazliu e fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Laura Fazliu e fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
Ballina 1Sport

Laura Fazliu e fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 6:48 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 të martën, në debutimin e saj në lojëra olimpike.

Ajo e mposhti kroaten Katarina Kristo në kategorinë deri në 63 kilogramë për ta fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Lufta e drejtpërdrejtë për bronz mes Fazliut dhe Kristos ishte shumë e barabartë në kohën e rregullt dhe u nevojit koha shtesë, e njohur si “golden score” për ta përcaktuar fituesen e medaljes së bronztë.

Fazliu, 23 vjeç, fitoi falë ndëshkimit të 22-vjeçares me tri shido, pasi ajo e bëri një gabim në tentim për ta hedhur kosovaren në tatami.

Reagimi i xhudistes kosovare Laura Fazliu (bardh) pasi e mposhti kroaten Katarina Kristo për medalje të bronztë olimpike në Paris, 30 korrik 2024.
Reagimi i xhudistes kosovare Laura Fazliu (bardh) pasi e mposhti kroaten Katarina Kristo për medalje të bronztë olimpike në Paris, 30 korrik 2024.

Rrugës drejt medaljes së parë olimpike, Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, para se ta mposhte kinezen Jing Pang në përballjen e saj të parë olimpike, duke kaluar në çerekfinale, ku u mposht nga francezja Clarisse Agbegnenou.

Ajo disfatë nënkuptoi se Fazliu e humbi mundësinë për të luftuar për titullin e kampiones olimpike apo për medaljen e argjendtë, por mbeti në garë për bronz.

Në dy luftërat e saj për ta rrëmbyer medaljen e bronztë, ajo i mundi kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard dhe kroaten Kristo.

Kjo është medalja e pestë olimpike në përgjithësi në historinë e sportit kosovar, dhe e dyta nga Parisi 2024, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë.

Xhudoja është sporti i vetëm që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike deri tani.

Kosova udhëtoi drejt Parisit me nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.

Gjashtë prej tyre i kanë përfunduar garat në sportet e tyre përkatëse tashmë, Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Donjeta Sadiku që nuk arritën të fitojnë medalje.

Në ditët në vijim do të garojnë edhe Gresa Bakraqi në atletikë, Hana Beiqi në not, si dhe Loriana Kuka në xhudo.

Lojërat Olimpike Verore mbahen çdo katër vjet dhe vlerësohen si gara më e shquar me shumë sporte individuale dhe ekipore në botë.

Kosova e shënoi debutimin në vitin 2016 në Olimpiadën e Rios në Brazil.

You Might Also Like

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit

Osmani sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

TAGGED: #Laura Fazliu, #Lojërat Olimpike, #Medalje e bronztë
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetarët italianë që zëmëruan Moskën me raportimin nga rajoni Kursk do të kthehen në atdhe

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Osmani arrin Dialogun Strategjik me SHBA-të
Policia konfiskon në Mitrovicë të veriut, pajisje kriptovalutash
Polonia heton lidhjet e dyshuara të një ish drejtuesi rafinerie me Hezbollahun
Në Johanesburg u hap samiti i BRICS, mungon Putin për shkak të kërcënimit të arrestimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?