By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gara e zonjës Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gara e zonjës Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
Ballina 2Rajon / Botë

Gara e zonjës Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 9:54 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Lista e kandidatëve për postin e nënpresidentit në fushatën e demokrates Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë është ngushtuar, ndërsa guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer nuk janë më në listën e kandidatëve të mundshëm.

Vendimi për kandidatin e pritshëm për nënpresident po ndiqet me vëmendje, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris siguroi mbështetjen e demokratëve duke u bërë kandidatja e pritshme për Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti Joe Biden tërhoqi kandidaturën për një mandat të dytë presidencial një javë më parë.

Kandidatët për postin e nënpresidentit mund të zgjidhen në mënyrë të tillë që të zgjerojnë mbështetjen mes votuesve. Zonja Harris po shqyrton një listë kandidatësh të mundshëm, kryesisht burra të bardhë.

Guvernatori Cooper u tërhoq nga lista e kandidatëve të mundshëm për postin e nënpresidentit në dyshen demokrate për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë në një deklaratë të hënën se: “Ishte nder për mua që më konsideruan për këtë post. Nuk është koha e duhur për Karolinën e Veriut dhe për mua që të kandidoj”.

Po të hënën, guvernatorja Whitmer tha në programin televiziv “CBS Mornings” se ajo “nuk ishte pjesë e vetingut” për postin e kandidates për nënpresidente në fushatën e demokrates Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë.

“Kam komunikuar me të gjithë, përfshirë popullin e Miçiganit, se do të qëndroj guvernatore deri në fund të mandatit tim në fund të vitit 2026”, tha zonja Whitmer.

Zonja Harris e shfrytëzoi fundjavën për të zhvilluar biseda private me disa prej kandidatëve, mes tyre edhe guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro, sipas dy burimeve.

Mes emrave të përfolur janë edhe guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, Senatori i Arizonës Mark Kelly, guvernatori i Minesotës, Tim Walz dhe Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg. Kandidatët e mundshëm kanë dalë nëpër emisione televizive kombëtare për të treguar se çfarë i ofrojnë fushatës demokrate.

Zoti Buttigieg, i konsideruar edhe nga aleatët e tij me shanse të vogla për t’u përzgjedhur, zhvilloi një bisedë private me zonjën Harris lidhur me mundësinë e kandidaturës për nënpresident, thanë dy burime.

Demokrati Buttigieg zhvilloi gjithashtu një telefonatë me një grup donatorësh të kohës kur kandidonte për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, ku sipas burimeve, ishte shprehur se ishte i interesuar për kandidaturën e nënpresidentit, por do të respektonte procesin. /Reuters/

You Might Also Like

Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”

Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur

Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet

Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok

BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së

TAGGED: #Kamala Harris, #Nënpresident, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia: Perëndimi të mos fajësojë serbët

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Kampioni i Italisë mposht finalistin e Ligës së Kampionëve
KFOR-i paralajmëron stërvitje të rregullta në Novosellë
Sveçla: Nuk jam kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste dhe kriminelëve të Serbisë
Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?