By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump dëshiron të dëbojë njerëzit e pastrehë nga Uashingtoni
August 10, 2025
Pas tërmetit në Turqi, disa ndërtesa kanë mbetur në rrënoja: Pamjet tregojnë momente të tmerrshme
August 10, 2025
Rusët sulmojnë rajonin e Zaporizhzhya me bomba ajrore të drejtuara, 19 të plagosur
August 10, 2025
Presidentja kërkon veprim urgjent pas vrasjes së trefishtë në Gjilan
August 10, 2025
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë e godet Turqinë
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Spahiu: Nder që isha në krye të RTK-së, dorëheqja për arsye personale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Spahiu: Nder që isha në krye të RTK-së, dorëheqja për arsye personale
Lajme

Spahiu: Nder që isha në krye të RTK-së, dorëheqja për arsye personale

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 10:08 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Në ditën e fundit të punës si U.D. e Drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu, u ka dërguar një letër punonjësve të RTK-së.

Ajo ka thënë se të qenurit në krye të RTK-së, ishte një moment i rëndësishëm pas kontributit të saj 14 vjeçar si juriste në këtë institucion.

Spahiu ka thënë se RTK në historinë e saj 25 vjeçare kishte për herë të parë një grua në udhëheqje dhe shpreson që ky të jetë një ogur i mirë. Ajo ka folur për 25 vjetorin e RTK-së, që do të ketë vitin jubilar në shtator të këtij viti. Spahiu ka falënderuar anëtarët e Bordit të RTK-së për besimin dhe është shprehur e gatshme të jetë në dispozicion të kujdo që vjen, që të asistoj direkt në projektet të cilat i filloi këto ditë. Sipas saj, RTK mbetet shtëpia e saj, dhe do të përpiqet të luftojë për të, sikur dhe në të kaluarën.

Pas dorëheqjes së Spahiut, bazuar në Ligjin për Radiotelevizionin e Kosovës, kompetencat e drejtorit i bartë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së.

Letra e plotë e U.D. Drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu

Para pak ditësh kam pranuar me krenari pozitën e u.d Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së. Ishte një moment i rëndësishëm pas kontributit tim 14 vjeçar si Juriste në këtë institucion. Për fat të keq, zgjati pak!

Një ditë pasi që kam pranuar detyrën, RTK ka mbetë pa vetura. Filluam punën menjëherë për të shikuar mundësinë e blerjes së disa veturave dhe riparimin e disa tjerave të harruara në parkingje tona.

Sivjet do të duhej të festonim 25 vjetorin, do te duhej të bënim organizimin edhe më madhështor të Festivalit të Dytë të Kënges, Champions, Evropa dhe Conference League janë në RTK. Olimpiada ka filluar, jemi krenar që RTK ka eksluzivitetin për transmetimin. Bëmë një specifikacion për blerjen e filmave e serialeve ndërkombëtare. Jemi në proces të thirrjes për producent e produksione të pavarura.

Së bashku me transmetuesit publik të Shqipërisë dhe Malit te Zi, filluam bisedat për bashkëpunimin në një studio të përbashkët në Ulqin. Është edhe një proces në të cilin ndodhemi, që besoj do ta kthente RTK-në aty ku e ka vendin për sa i përket shikueshmërisë por për shkak të fazës në të cilën ndodhet, nuk do ta përfshijë në këtë tekst.

Për të gjitha këto kisha ide dhe plane të mira, sepse mendoj se zhvillimi i televizionit vjen me prodhim cilësor audiovizuel dhe sport.

Shpesh harrojmë se çka realisht është RTK, shpesh harrojmë që jemi televizion dhe radio. Shpesh harrojmë se jemi konkurent me mediume tjera vendore dhe se duhet të bëjmë maksimumin të dalim të parët në shikueshmëri. Nganjëherë kam frikë se kemi harruar ta bëjmë dallimin në mes të kritikës që vjen nga taksapaguesi dhe dëmtimin që vjen nga konkurenti.

RTK kthehet në vendin e vet vetëm me punë te çdoditshme, praktike, në interes të prodhimit dhe asgjë tjetër.

Zbatimi në plotni i përshkrimit të detyrave të punës që kemi, e kthen RTK-në aty ku e ka vendin. Ndoshta herë pas here duhet t’i rilexojmë ato.

Papritmas, sikur rrufeja, ndodhi kjo për të cilën u bë një reagim i madh, kryesisht nga jashtë, nga gazetarë e shoqëri civile.

Duke qenë se transmetuesi publik ka për obligim të veprojë në mënyrë transparente dhe duke qenë në cilësinë e u.d Drejtoreshës së Përgjithshme, kam dëgjuar të gjitha palët. Andaj, së bashku me Bordin kemi vendosur të themelohet një komision i brendshëm profesional i përbërë vetëm prej gazetarëve i cili do të analizonte kronologjikisht krejt situatën. Duke dashur që të shmangë çfarëdo konflikti të interesit, anëtarët të komisionit kam propozuar që të jenë gazetar me nam, më përvojë edhe në televizion por tash me kontratë të rregullt në radio. Mendoj se këta hapa, janë të mjaftueshëm për të kuptuar saktë situatën dhe për të marrë një vendim ligjor.

Po ashtu, ju njoftoj se tashmë për arsye personale kam paraqitur dorëheqjen. Kam kërkuar që të hyj në zbatim në fund të muajit Korrik. Propozova fundin e muajit për shkak të lëshimit të pagave për të punësuarit në RTK.

Unë do të kthehem në pozitën time të vjetër, si Udhëheqëse e Zyrës Ligjore, me shpresë se do të kam mundësinë për të vazhduar mandatin tim. Udhëheqja e RTK-së për këto javë ishte një nder i madh për mua.

Cilido Drejtor i Përgjithshëm që vjen, duhet të vij me bashkëpunëtorët e tij, ku besimi i ndërsjellë do të duhej të ishte bosht i zhvillimit të RTK-së. Cilido menaxhment që vjen, vendimet duhet t’i marrë në bashkërendim me njëri – tjetrin. Cilido menaxhment që vjen, duhet të punoj në mbrojtje të njëri – tjetrit!

RTK është institucion nga i cili asnjëherë nuk duhet të distancohemi me lehtësi!

Një rrethanë e tillë, sado idilike të tingëllojë, është e mundshme. Në një rrethanë të tillë, udhëheqja e RTK-së do të ishte fare e lehtë. Në një rrethanë të tillë unë do të doja të isha Drejtoreshë e Përgjithshme qoftë si u.d apo edhe e zgjedhur në një proces të hapur.

Faleminderit anëtarëve të Bordit të RTK-së për besimin!

Mbetem në dispozicion të kujdo që vjen, që të asistoj direkt në projektet të cilat i fillova këto ditë. RTK mbetet shtëpia ime, do të përpiqem të luftoj për të, sikur dhe në të kaluarën.

P.S

Mbase ju ka ikë një fakt dhe askush nuk e ka vënë re, por RTK në historinë e saj 25 vjeçare, kishte për herë të parë një grua në udhëheqje. Shpresoj që ky të jetë një ogur i mirë.

Me respekt, e juaja,

Zana Spahiu

You Might Also Like

Presidentja kërkon veprim urgjent pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Haxhiu kritikon sistemin e drejtësisë pas rastit në Gjilan

Kosova tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë pa institucione të reja

Sveçla: Gjyqësori të reflektojë, të mos ketë asnjë tolerim për kriminelët

Policia kërkon Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij për vrasjen e trefishtë

TAGGED: #RTK, #Zana Spahiu
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Danas: Ja çfarë thuhet për Kosovën dhe Serbinë në propozimin e ri top sekret franko-gjerman

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
Në 43 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Sherif Frangu
Shqipëria e Italia firmosin njohjen reciproke të pensioneve më 6 shkurt
Franca: As ne, as aleatët nuk jemi në luftë me Rusinë
Qeli me qira: Shqetësime për respektimin e të drejtave të të burgosurve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?