By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: YIHR KS mbulon grafitet në shtëpinë e një familjeje serbe në afërsi të Vushtrrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > YIHR KS mbulon grafitet në shtëpinë e një familjeje serbe në afërsi të Vushtrrisë
Lajme

YIHR KS mbulon grafitet në shtëpinë e një familjeje serbe në afërsi të Vushtrrisë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 9:16 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) tha të mërkurën se aktivistët e saj i mbuluan me ngjyrë grafitet me mesazhe “urrejtëse” në muret e shtëpisë së një familjeje serbe të Kosovës në një fshat afër qytetit verilindor të Kosovës, Vushtrri.

YIHR KS tha në Facebook se mori pëlqimin e Policisë së Kosovës dhe familjes Gjurkoviq në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë – rreth 30 kilometra larg kryeqyteti Prishtinë – për t’i mbuluar mesazhet “urrejtëse që synojnë frikësimin e kësaj familje serbe në Kosovës”.

“YIHR KS beson fuqishëm se të gjithë kanë të drejtë për siguri dhe mirëqenie në Kosovë, pavarësisht nga etnia e tyre – një akt i tillë nuk është vetëm vandalizëm; është një akt i qëllimshëm urrejtjeje”, tha kjo Nismë në një reagim në Facebook.

Policia e Kosovës tha më 28 korrik për portalin Kossev në Mitrovicë të Veriut se ka hapur një hetim për vandalizëm në lidhje me grafitet në muret e shtëpisë së familjes Gjurkoviq.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha më 28 korrik se grafitet u shkruan nga “ekstremistët shqiptarët”, pa dhënë ndonjë dëshmi.

“Është e qartë se ky nuk është rast i izoluar, por fushatë e sinkronizuar nga ekstremistët shqiptarë për t’i përjashtuar serbët nga vatrat e tyre me kërcënime kaq të hapura dhe nën urdhrin e Albin Kurtit [kryeministrit të Kosovës]”, tha ajo në uebsajtin e saj.

Grafitet përmbanin akronimin e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe emrin e Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet serbe më 19 korrik në qytetin Lloznicë të Serbisë, pasi dyshohet se kishte vrarë një polic serb. Hajrizi ishte arratisur nga një burg në Kosovë.

Ndërkohë, në korrik të vitit të kaluar, një serbi të kthyer në në fshatin e tij të lindjes, Veriq, në Istog, iu dogj shtëpia e porsandërtuar, nga persona të panjohur.

Gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe dëbuan rreth 800.000 shqiptarë të Kosovës, shumica e të cilëve u kthyen pas përfundimit të konfliktit.

Mirëpo, atëherë filloi emigrimi i serbëve dhe procesi i kthimit është ende në vazhdim.

Nga rreth 250.000 serbë të zhvendosur, afërsisht 30.000 janë kthyer në 20 vjetët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Qeverisë së Kosovës.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

TAGGED: #Mbulon grafitet, #Shtëpi serbi, #Vushtrri, #YIHR KS
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Dinari serb”, Policia konfiskon mijëra dinarë e euro në filialin e Bankës Postare Kursimore në veri

Kosova Times Kosova Times May 29, 2024
Hakerët rusë sulmojnë faqen e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë
Kryeministri merr rolin e gjykatësit!
Sulmoi babanë e tij, arrestohet një person në Pejë
Benitez thotë se Celta shkon në “Santiago Bernabeu” për të shënuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?