“Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, komandanti i KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, nënvizoi në fjalën e tij: Ja ku jemi sot, duke vazhduar të ekzekutojmë me besnikëri mandatin tonë duke siguruar që të gjitha etnitë në institucionet në Kosovë të kenë mundësinë të jetojnë në paqe dhe siguri. Është një mision i nderuar dhe besoj se të gjithë jeni shumë krenarë që jeni pjesë e tij”, thuhet në njoftimin e këtij misioni.

KFOR-i, thotë se mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.