By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 341.22 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 341.22 milionë euro
Ballina 1Lajme

BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 341.22 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 11:00 AM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se vlera e investimeve direkte në Republikën e Kosovës deri në fund të muajit maj 2024 ka arritur 341.22 milionë euro.

Sipas BQK-së, vlera e investimeve direkte jashtë Republikës së Kosovës për këtë periudhë ishte 84.14 milionë euro.

“Eksporti i mallrave për këtë muaj shënoi vlerën e 373.86 milionë eurove”, thuhet në njoftim të BQK-së.

Sipas BQK-së, importi i mallrave ishte 2 miliardë e 207.79 milionë euro.

BQK njofton se llogaria e shërbimeve shënoi vlerën e 439.60 milionë eurove, ndërkaq dërgesat preliminare nga mërgata deri në muajin maj 2024 ishin 512.96 milionë euro.

Bilanci i pagesave deri në fund të muajit maj 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 556.39 milionë eurosh, i cili tregon rritje prej 101.88 milionë eurosh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar në mallra deri në fund majit 2024 shënoi deficit në vlerë 1,833.93 milion euro, i cili është për 8.04 % më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 373.86 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 4.14 %, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 7.36 %, duke arritur vlerën 2,207.79 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të majit 2024 shënoi vlerën e 439.60 milionë eurove, që është për 0.33 % më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore deri në fund të majit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 65.79 milionë euro, të cilat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin vlerë 32.21 milionë euro duke treguar një rritje prej 104.28 %.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuueset kryesore në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në maj 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 772.16 milionë eurosh, e cila paraqet vlerë pothuajse të njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në maj 2024 shënoi 512.96 milionë euro, që paraqet rritje prej 9.56 milionë euro ose 1.90 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin qershor 2024 ishin rreth 119.71 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 632.67 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit qershor kanë qenë përmes IFJB 60.14 %, përmes bankave komerciale 15.50% dhe kanaleve tjera 24.36 %.

Asetet në llogarinë financiare deri në fund të majit 2024 kanë shënuar bilanc negativ për 21.47 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë  prej 352.01 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të majit 2024 ishin 341.22 milionë euro, që paraqesin një rritje prej 10.00 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 84.14 milionë euro.

Asetet rezervë deri në fund të majit 2024 janë rritur për 99.31 milionë euro, e cila përfaqëson rritje prej 52.70 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-maj 2024 u rritën për 192.29 milionë euro. Ndërsa, investimet në letra me vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 92.98 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej letrave me vlerë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti pritet nga presidenti francez Emmanuel Macron

Operacion i madh antidrogë në Prishtinë, ndalohet shoferi me 200 kg drogë

Osmani nga Riadi:Njohja nga Siria, lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën

Siria njeh Kosovën

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

TAGGED: #341.22 milionë euro, #BQK, #Investimet direkte
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shqiptarët pushtojnë Dortmundin, 50 mijë tifozë ndaj Italisë

Kosova Times Kosova Times June 13, 2024
Filipinet dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje mbrojtëse
Gërvalla takohet me ministrin e Malajzisë, diskutojnë për bashkëpunim
Kurti: Kosova, lider rajonal në shërbimet e internetit dhe komunikimeve elektronike
ODIHR: Zgjedhjet lokale në Serbi u ndikuan negativisht nga trysnia, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe qasja e mediave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?