By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish
Ballina 2Rajon / Botë

Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 6:43 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Tre shtetas amerikanë dhe një person me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara, janë në mesin e 16 të burgosurve politikë që u liruan nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish që ndodhi të enjten.

Në mesin e të burgosurve të liruar janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe aktivisti rus Vladimir Kara-Murza.

Krahas këtyre u liruan nga Rusia edhe12 të burgosur të tjerë, 5 gjermanë dhe 7 rusë. Ata u këmbyen me tetë individë që ishin duke vuajtur dënime me burg në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Poloni, Norvegji dhe Slloveni, që u kthyen në Rusi.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se marrëveshja që siguroi lirimin e tyre “ishte rezultat i diplomacisë” dhe tha se në mesin e të liruarve “ka gra dhe burra që janë mbajtur padrejtësisht me vite.”

“Të gjithë kanë kaluar nëpër vuajtje të paimagjinueshme dhe pasiguri. Sot agonisë së tyre i erdhi fundi,” deklaroi Presidenti Biden.

Ai falënderoi aleatët që qëndruan pranë Shteteve të Bashkuara, siç tha ai, “gjatë negociatave të vështira dhe të ndërlikuara për të arritur këtë rezultat.” Zoti Biden veçoi Gjermaninë, Poloninë, Slloveninë, Norvegjinë dhe Turqinë.

“Ky është një shembull i fuqishëm se pse është jetike të kemi miq në këtë botë, të cilëve mund t’u besosh dhe tek të cilët mund të mbështetesh. Aleancat tona i bëjnë amerikanët më të sigurtë,” shtoi ai.

Ai më tej tha se do të vazhdojë angazhimin “derisa çdo amerikan që është i arrestuar padrejtësisht, apo që mbahet peng në botë të ribashkohet me familjen e vet.”

Presidenti Biden tha se administrate e tij deri më tani ka siguruar kthimin e mbi 70 amerikanëve të tillë.

“Sot, po festojmë kthimin e Paulit, Evanit, Alsus dhe Vladimirit dhe po marrim pjesë në gëzimin e familjeve të tyre,” deklaroi ai. “I kujtojmë të gjithë ata që po mbahen padrejtësisht… dhe ua konfirmojmë familjeve të tyre zotimin tonë: Ju shohim. Jemi me ju dhe nuk do të ndalemi së punuari që t’i kthejmë të dashurit tuaj në shtëpi, aty ku e kanë vendin.”

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

TAGGED: #Këmbimi i të burgosurve, #Perëndimi, #Rusia
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rizvanolli takon ministrat slloven, flasin për investimet e huaja në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
Policia konfirmon për kërcënim me mjete shpërthyes në aeroport
Ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë: “Pa sqarime, por me disa mesazhe”
Lajm i keq për Anglinë, UEFA suspendon Bellinghamin
Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?