By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori
June 2, 2025
U bë shtetas rus, pastaj godit “nga brenda”: Kush është Artem Timofeev, autor i sulmit spektakolar
June 2, 2025
Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump
June 2, 2025
Vajza shqiptare që vrau vëllanë dhe motrën me BMW pranë Dubrovnikut merr dënim më të ashpër
June 2, 2025
NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit
Ballina 2Rajon / Botë

Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 7:56 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Për të shënuar këtë moment të historisë, është hapur një ekspozitë kushtuar ndërtesës ikonë komuniste “Pallatit të Republikës” që ngrihej dikur në Berlinin Lindor. Ekspozita është hapur në një godinë të sapondërtuar, që ndodhet në të njëjtin vend ku ngrihej dikur godina e shkatërruar.

Ky është Pallati i Berlinit, tashmë shtëpia e institucionit kulturor ‘Humboldt Forum’.

Për shkak të stilit të saj, pajisur me statuja me trumbeta të arta, mund të mendohet se është një ndërtesë e vjetër. Por nuk është e tillë. Objekti përfundoi vitin e kaluar.

Ky pallat është një imitim i pallatit të vjetër mbretëror prusian, që qëndroi në këtë vend deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet e Gjermanisë Lindore e shkatërruan kështjellën e bombarduar në vitin 1950.

Për një kohë të gjatë vendi mbeti bosh derisa Gjermania Lindore komuniste ndërtoi në atë zonë një pallat të ri, Pallatin e Republikës, i cili u përfundua në 1976.

Pallati i infektuar me asbest u shkatërrua në vitin 2006, pas ribashkimit të Gjermanisë, për t’i hapur rrugë rindërtimit të kështjellës së vjetër prusiane.

Tashmë këtu është hapur një ekspozitë kushtuar Pallatin komunist të Republikës.

Një nga çështjet me të cilat u përball kuratorja Anke Schnabel ishin mendimet e ndryshme mbi Pallatin komunist të Republikës. Vendimi për prishjen e tij hasi në debate, pavarësisht niveleve të larta të asbestit.

“U zhvillua një debat tepër i ashpër se çfarë të bëhej me ndërtesën. Sigurisht që ishin të shumtë ata që protestuan kundër prishjes së pallatit dhe në të njëjtën kohë ishin të shumtë ata që ishin në favor të tij apo rindërtimit të Pallatit të Berlinit”, thotë ajo.

Këtë vit shënohen 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, më 9 nëntor të vitit 1989. Vendi u ribashkua zyrtarisht një vit më vonë. Vitet e ndarjes mund të ndihen ende në Berlin, me shumë monumente dhe ndërtesa komuniste që vazhdojnë të jenë ende në ish-Berlinin Lindor.

Megjithatë, Pallati i Republikës, ku ndodhej parlamenti i Gjermanisë Lindore, si dhe teatri, prodhimet muzikore dhe ekspozitat e artit, ka humbur pa lënë gjurmë.

Kjo është një nga arsyet se pse ‘Forumi Humboldt’ donte të organizonte një ekspozitë për pallatin e vjetër, me objekte të tilla si piktura dhe mobilje që i përkisnin dikur asaj ndërtese.

“Kanë kaluar 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe përvjetorët gjithmonë nxisin reflektim. Shumë të rinj janë të interesuar për të kaluarën dhe e vizitojnë ekspozitën. Gjyshërit shpesh sjellin nipërit dhe mbesat e tyre për të mësuar prej saj”, thotë zonja Schnabel.

Por, Pallati i ri i Berlinit ka nxitur debate kryesisht për shkak të përzierjes së një stili të vjetër e të ri arkitekturor. Disa mure janë të zbukuruara e të ndërtuara sipas stilin barok të shekullit të 19-të, ndërsa të tjerë janë modernë dhe minimalistë.

Por shumë njerëz e vlerësojnë këtë kombinim.

“Shumë bukur. Është bukur të shohësh të renë dhe të vjetrën së bashku. Këtë mund ta shihni në shumë vende”, thotë Claudia Lehle, një turiste nga Zvicra.

“Kanë bërë një punë të shkëlqyer duke kombinuar të vjetrën me të renë. U futëm brenda dhe u ngjitëm deri në majë, ku kishte një pamje të mrekullueshme. Gjë e jashtëzakonshme”, thotë Roland Lehle, një tjetër vizitor.

Ekspozita mbi Pallatin e Republikës do të jetë e hapur deri më 16 shkurt të vitit 2025.

You Might Also Like

Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori

U bë shtetas rus, pastaj godit “nga brenda”: Kush është Artem Timofeev, autor i sulmit spektakolar

Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump

Vajza shqiptare që vrau vëllanë dhe motrën me BMW pranë Dubrovnikut merr dënim më të ashpër

NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake

TAGGED: #Rënia e Murit të Berlinit, #Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 271.9 milionë euro

Kosova Times Kosova Times September 2, 2023
‘Rrugët janë tonat’, aksioni protestues në prag të Ditës së Gruas
Kryenegociatorët takohen të enjtën, analistët presin lajme të mira
AKB: Rreth 20% kontrata në Kosovë janë të negociuar – vlera arrijnë në 80 milionë euro
E rëndë në Itali, vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare, plagoset vëllai
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?