By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
August 9, 2025
Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit
August 9, 2025
Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit
August 9, 2025
Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës
August 9, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Poloni, shënohet 80 vjetori i Kryengritjes së Varshavës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Poloni, shënohet 80 vjetori i Kryengritjes së Varshavës
Ballina 2Rajon / Botë

Poloni, shënohet 80 vjetori i Kryengritjes së Varshavës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 10:13 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Presidentët e Polonisë dhe Gjermanisë nderuan të enjten polakët e vrarë nga Gjermania naziste gjatë Kryengritjes së Varshavës, të vitit 1944, në ceremoninë e 80 vjetorit të revoltës së shtypur nga nazistët.

Ndërsa Polonia shënonte këtë përvjetor të enjten, u njoftua edhe për vdekjen e të mbijetuarës më të moshuar të kësaj kryengritjeje, 106 vjeçares Barbara Sowa.

Ndërsa kanë mbetur pak të mbijetuar për të marrë pjesë në këtë përvjetor, ceremonia ishte një kujtim prekës i ndarjes nga jeta të brezit që sakrifikoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti polak Andrzej Duda dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier qëndruan së bashku, me kokat e përkulura, për të kujtuar ato ditë të gushtit të vitit 1944. Ata bënë homazhe për Masakrën Wola, vrasjen masive të civilëve të qarkut Wola të Varshavës, të kryer nga gjermanët nga 5 deri më 12 gusht 1944.

“Ata u nxorën nga shtëpitë dhe banesat e tyre, shtëpitë e tyre u dogjën dhe ata vetë u qëlluan në rrugë dhe trupat e tyre u dogjën. Disa ton hi u mblodhën në rrugët dhe sheshet e Wolas të cilat më pas u vendosën në një varr të përbashkët”, tha Presidenti Duda.

Koka e ulur e presidentit gjerman dhe gjestet e tjera simbolike sinjalizuan pendesë për krimet e atëhershme të vendit të tij.

“Fakti që zoti Steinmeier vendos kurorë, përkul kokën, ulet në gjunjë përpara kryqit përkujtimor, duhet respektuar”, tha Presidenti Duda ndërsa fliste për pushtimin brutal nga viti 1939 deri më 1945.

Polonia vuajti shfarosjen e miliona qytetarëve të saj, të krishterë dhe hebrenj si dhe shkatërrimin pothuajse të plotë të kryeqytetit të saj.

Kryengritja e Varshavës filloi më 1 gusht 1944 nga një grup që funksiononte me urdhra të qeverisë polake në mërgim, me seli në Londër.

Qëllimi ishte të çlirohej kryeqyteti nga pushtuesit gjermanë dhe të merrnin kontrollin mbi vendin para avancimit të ushtrisë sovjetike. Moska, e cila kishte qëllim që të sundonte Poloninë pas luftës, nuk dërgoi ndihmë dhe mbajti forcat e saj të vendosura në anën tjetër të Lumit Vistula, ndërsa Varshava digjej dhe përgjakej.

Nazistët, të cilët kishin një ushtri më të fortë dhe më shumë armatime ndaj polakëve, vranë 200 mijë luftëtarë dhe civilë dhe rrafshuan qytetin për hakmarrje.

Sot, kryengritja kujtohet nga polakët si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë të përpjekjeve për pavarësi, shpesh kundër Rusisë. /voa/

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

TAGGED: #80 vjetori, #Kryengritja e Varshavës, #Poloni
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Cameron vazhdon takimet, pritet nga komandanti i KFOR-it

Kosova Times Kosova Times January 4, 2024
Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Rahovecit
Osmani mirëpret ish-presidenten e Estonisë, për të diskutuar bashkëpunimin dhe sigurinë
Harris dhe Trump, kontrast i thellë lidhur me çështjet kyesore të garës presidenciale
Axhenda nderkombetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?