By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetja Jeta Statovci Reagon ndaj trajtimit të presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit: Akt i papranueshëm dhe tendencioz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputetja Jeta Statovci Reagon ndaj trajtimit të presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit: Akt i papranueshëm dhe tendencioz
Lajme

Deputetja Jeta Statovci Reagon ndaj trajtimit të presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit: Akt i papranueshëm dhe tendencioz

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 11:18 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar ashpër pas incidentit diplomatik në Aeroportin e Shkupit, ku ishte e përfshirë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Statovci e ka cilësuar trajtimin ndaj Osmanit nga një zyrtar maqedonas si të papranueshëm dhe tendencioz, duke e quajtur atë një akt që pasqyron një mendësi të së kaluarës dhe që bie në kundërshtim të plotë me Konventën e Vjenës.

“Trajtimi jo dinjitoz ndaj Presidentes së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani, nga një zyrtar tendencioz maqedonas dhe me mendësi të së kaluarës, në kundërshtim total me Konventën e Vjenës, është i papranueshëm,” tha Statovci, duke shtuar se raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut gjithmonë kanë qenë konstruktive dhe në përputhje me standardet evropiane. Ajo theksoi se sjellje të tilla nuk përputhen me mendësinë demokratike dhe rregullat ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve të pavarura.

Në lidhje me incidentin, reagoi edhe Këshilltari për Media i Presidentes, Bekim Kupina, i cili sqaroi se zyrtari i sigurimit në aeroport kishte tentuar të konfiskojë telefonin personal të Presidentes Osmani dhe e kishte shtyrë fizikisht atë. Kupina theksoi se Presidentja nuk kishte lejuar një veprim të tillë, duke e konsideruar atë një shkelje të rëndë, dhe se Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për të zgjidhur situatën.

“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike,” deklaroi Kupina. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

TAGGED: #Aeroporti i Shkupit, #Jeta Statovci, #Vjosa Osmani
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Kosova Times Kosova Times May 10, 2025
Horoskopi ditor për 18 shtator 2024!
Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra
Ish-kandidati për deputet i VV-së: Taksa prej 17.7 euro duhet përshëndetur si veprim i mirë
Përfundon procesi zgjedhor në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?