By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë
October 11, 2025
Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë
October 11, 2025
Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mexhiti: Incidenti në Shkup ishte keqkuptim mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mexhiti: Incidenti në Shkup ishte keqkuptim mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit
Ballina 2Rajon / Botë

Mexhiti: Incidenti në Shkup ishte keqkuptim mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 2:49 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë maqedonase, Izet Mexhiti, tha se incidenti i 1 gushtit në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte një “keqkuptim”, mes Ministrisë së Brendshme, Aeroportit të Shkupit dhe sigurimit të presidentes kosovare.

Më 1 gusht, Presidenca e Kosovës akuzoi autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, presidentes Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).

Këshilltari politik i presidentes, Bekim Kupina, deklaroi se pavarësisht faktit që i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, “ai [sigurimi] ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për t’i hapur rrugën”.

Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike veç tjerash, mbron statusin diplomatik, privilegjet dhe imunitetin e krerëve të shteteve dhe anëtarëve të stafit të tyre në territorin e shteteve të tjera. Në këtë konventë, kur flitet për udhëtimet, thuhet se personave që kanë status diplomatik, dhe stafit të tyre, duhet t’u lejohet lëvizje e lirë.

Mexhiti tha se ky “keqkuptim” mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit është tejkaluar “pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”.

Zëvendëskryeministri Mexhiti, që është kryetar i Lëvizjes Demokratike, akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim në opozitë se ka tentuar “të prodhojë një krizë artificiale”, pasi autoritetet maqedonase liruan nga paraburgimi një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte ndaluar nga autoritetet maqedonase në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

“Ftoj BDI-në të tregojë seriozitet dhe pjekuri politike dhe të sillet si opozitë konstruktive. Raportet ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla, dhe ato nuk mund t’i cenojë frustrimi opozitar i një partie politike dhe megafonëve të saj që bëjnë lajme të rrejshme për honorarë të majmë”, shkroi ai në Facebook.

Më 1 gusht, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga BDI-ja, kishte dënuar incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe kishte kërkuar përgjegjësi nga partitë shqiptare në Qeveri për situatën, që ai e cilësoi “të turpshme”.

Autoritetet maqedonase kanë thënë se kanë nisur hetim për incidentin në Aeroportin e Shkupit, teksa kanë hedhur poshtë akuzat e autoriteteve kosovare.

Nga kompania TAV thanë se departamenti i sigurisë, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte diplomatike dhe deri më tani nuk kanë pasur incident të kësaj natyre.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

TAGGED: #Aeroporti i Shkupit, #Izet Mexhiti, #Vjosa Osmani
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një gjykatë në Moskë dënoi një shtetas amerikan me 12 vjet e gjysmë për akuzën e trafikut të drogës

Kosova Times Kosova Times July 4, 2024
Biden: Nuk pres që Kina t’i ofrojë armë Rusisë
Kamberi: Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës kërkon koordinim
Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë
“Project”: ndërtesa kryesore në rezidencën e Putinit në Soçi, ku ai priti George W. Bush, u shkatërrua
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?