By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në ShBA?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në ShBA?
Ballina 1Lajme

Dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në ShBA?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 2:57 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka paguar dy kompani rreth 277 mijë dollarë për lobim në ShBA.

Përveç shumës së paguar sipas marrëveshjes për lobim, kompanitë në pronësi të Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt kanë deklaruar edhe shpenzime shtesë.

Shumica e shpenzimeve të deklaruara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë shfrytëzuar për ushqime, në ato që i kanë deklaruar si takime pune, dhe udhëtime.

Pjesa më e madhe e takimeve janë zhvilluar nëpër restorante të ndryshme në Prishtinë, edhe pse në kontratën e lobimit thuhet se ata do të ofronin këshilla strategjike dhe përfaqësim të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Sipas kontratave njëvjeçare të nënshkruara më 26 qershor të vitit të kaluar, Rakipi dhe Mustafaj do të paguheshin nga 147 mijë euro për lobim në ShBA nga MPJD-ja për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.

Pjesën më të madhe të kësaj pagese, ata e kishin pranuar në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa, pjesën tjetër të pagesës parashihet se e kanë pranuar dikur gjatë këtij viti, por të dhënat nuk janë ende publike.

Lobuesit në ShBA detyrohen të dorëzojnë të dhëna çdo gjashtë muaj për aktivitetet e tyre, sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Për këtë arsye kompanitë e Rakipit dhe Mustafajt – Afërdita Rakipi Communication dhe Ambal LLC – i kanë të publikuara të gjitha shpenzimet e tyre nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.

Kontratat e tyre kanë qenë të vlefshme deri në fund të qershorit të këtij viti. MPJD-ja nuk ka treguar për REL-in nëse kontrata me këto dy kompani është vazhduar dhe nuk është përgjigjur në asnjë nga pyetjet lidhur me këtë temë.

Përgjigje nuk kanë dhënë as Mustafaj, Rakipi dhe Qeveria e Kosovës deri në momentin e publikimit të artikullit.

Kompanitë e Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt nuk kanë pasur asnjëherë kontratë tjetër lobimi të regjistruar në FARA. Dokumentet e publikuara në këtë agjenci tregojnë se gjatë periudhës korrik 2023-janar 2024 ata kishin arritur gjithsej gjashtë kontakte.

Rakipi i deklaroi dy kontakte, ndërsa Mustafaj katër. Takimin virtual me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, e kanë deklaruar të dy si të mbajtur më 13 tetor.

Kosova edhe në të kaluarën ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në ShBA.

Në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

Sipas dokumenteve të publikuara në ueb-faqen e FARA-s, brenda një periudhe gjashtëmujore, Ballard Partners kishte kontaktuar gjithsej 238 entitete në ShBA për lobim, ndërsa Podesta Group 216.

Të dhënat e publikuara online tregojnë edhe për shpenzimet shtesë që ata kishin deklaruar. Përderisa shumat, për të cilat ishin lidhur kontratat ishin më të mëdha, shpenzimet e deklaruara ishin më të vogla se në rastin e Rakipit dhe Mustafajt.

Marrëveshjet për lobim ishin nënshkruar rreth një muaj pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur banorët lokalë serbë po protestonin kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

Rakipi, e lindur në Miçigen të ShBA-së, e kishte njohur ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, edhe para kontraktimit për lobim. Dhjetë vjet më parë, Gërvalla e kishte etiketuar atë në një sfidë leximi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të ShBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës.

Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas përshkrimit të dhënë nga Germin, Mustafaj ka udhëhequr delegacionet amerikane në negociatat për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Aty ka marrë pjesë edhe Rakipi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e NAAC-it.

Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 2012, Mustafaj, si drejtor ekzekutiv i NAAC-it, është takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

TAGGED: #Kosova, #Lobim, #Para, #ShBA
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Sveçla: Rakiq dhe bandat kriminale kanë bllokuar qytetarët dhe policët në veri
Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, katër të lënduar
Kreu i Sekretariatit të KQZ-së thotë se 33 shkolla refuzojnë mbajtjen e votimit në veri
Rusët zgjodhën MISS 2024 dhe ja si duket rusja me e bukur: Valentina është vetëm 18 VJEÇ
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?