By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Vrasja e liderit të Hamasit `nuk i ndihmon` bisedimet për armëpushim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden: Vrasja e liderit të Hamasit `nuk i ndihmon` bisedimet për armëpushim
Ballina 2Rajon / Botë

Biden: Vrasja e liderit të Hamasit `nuk i ndihmon` bisedimet për armëpushim

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 4:15 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se vrasja e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh “nuk i ndihmon” bisedimet për një armëpushim të mundshëm në Gaza. Haniyeh u vra gjatë një vizite në kryeqytetin e Iranit, Teheran, të mërkurën, ndërsa Irani dhe aleatët e tij kanë fajësuar Izraelin, teksa kjo e fundit ende nuk ka komentuar për vdekjen e tij.

Haniyeh ishte zyrtari më i lartë i Hamasit dhe ishte shumë i përfshirë në bisedimet e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve nga baza e tij në Katar. Biden tha se ishte “shumë i shqetësuar” për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi bazën për një armëpushim dhe Kryeministri Netanyahu edhe Hamasi duhet të lëvizin drejt saj tani.”, ka shtuar më tej presidenti amerikan.

Izraeli dhe Hamasi rifilluan kohët e fundit bisedimet tentative, indirekte për të arritur një armëpushim në luftën në Gaza, megjithëse ka pasur raporte kontradiktore për përparim. Në fund të majit, Biden përshkroi ato që ai tha se ishin kushtet e një propozimi izraelit për armëpushim.

Kjo është bërë baza për negociatat indirekte ndërmjet Hamasit dhe Izraelit që atëherë, me Katarin, Egjiptin dhe SHBA-në që veprojnë si ndërmjetës. Në fillim të kësaj jave, Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për pengim të përparimit.

Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur kushte të reja, ndërsa zyra e Netanyahu tha se Hamasi kishte kërkuar 29 ndryshime në propozim. Biden ka potencuar se kishte folur me kryeministrin Netanyahu më herët të enjten dhe kishte premtuar se do ta mbronte Izraelin “kundër të gjitha kërcënimeve nga Irani”, i cili është zotuar të hakmerret. Irani është mbështetësi më i rëndësishëm i Hamasit dhe është një armik kryesor i Izraelit. Vrasja e Haniyeh erdhi në një kohë të tensioneve në Lindjen e Mesme.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Armëpushim, #Ismail Haniyeh, #Joe Biden
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Orban i shkroi udhëheqjes së BE-së mendimin e tij për takimet me Zelensky dhe Putin

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Tre raste dhune në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Aksident në Skënderaj, humb jetën një 70-vjeçar
Një ekuipazh i TG3 sulmohet në Liban, shoferi vdes nga një atak në zemër
Khodorkovsky dyshon ne autoresine e publikuar te Navalny
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?