By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve
June 29, 2025
Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbulohet pllaka e luftëtarit Isni Rama – Raketa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zbulohet pllaka e luftëtarit Isni Rama – Raketa
Lajme

Zbulohet pllaka e luftëtarit Isni Rama – Raketa

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 4:47 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Sot, në Molliq të Komunës së Gjakovës, është zbuluar pllaka e luftëtarit Isni Rama – Raketa, ku ishte ishte ftuar i Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Në pamundësi për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, Kryeministri Kurti, i përcjell familjes Rama një fjalë përshëndetëse.

Fjala e plotë përshëndetëse e kryeministrit Kurti:

E nderuara familje e Isni Ramës, Komandant “Raketa”,

Zonja Zyher Rama,

Vajzat Blerta e Burneta dhe

Djemtë Burimi e Besari,

Të nderuar bashkëluftëtarë të Raketës në Koshare e kudo që kontribuuat,

Të nderuar zyrtarë qeverie e të komunave, 

Sot, në 65-vjetorin e tij të lindjes, ku për pak ditë bëhen 15 vjet që ai nuk është më, Molliqi nderohet me këtë shesh e me këtë pllakë, me njërin prej luftëtarëve të dalluar, atdhetarin e madh, Isni Rama, ose siç njihej Komandant “Raketa”. 10 ditë i ka në mes ditëlindja me datën e vdekjes së Komandant Raketës. Por, në mes të këtyre datave, për 50 vite sa jetoi, një vepër kaq e madhe dhe një shëmbëlltyrë kaq e lartë është sa inspiruese për brezat e rinj, po aq edhe e rrallë për historinë.

Ata që e kanë njohur kanë folur shumë për të. Secilën herë tregojnë gjëra të reja, sepse ka aq shumë për t’u thënë. Në Ushtrinë tonë të lavdishme për Çlirimin e Kosovës shumë vajza e djem, burra e gra u bashkuan duke u kthyer nga mërgimi. Disa prej tyre edhe morën titullin më të përndritur, atë të dëshmorit. Nga mërgimi, më saktë, Rijeka e Kroacisë, Isni Rama me gjithë familjen kthehet në Kosovë.

Të gjithë e nderojmë dhe e respektojmë datën 9 prill, jo vetëm pse është Dita e Kushtetutës së Republikës sonë, por se mbi të gjitha e para së gjithave është dita kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Nën udhëheqjen e Naser Vllasit, fillimisht Komandant “Fitimit”, por pastaj i pagëzuar me nofken “Cobra”, njësiti po me këtë emër, në përbërje prej: Isni Rama “Raketa” nga këtu, fshati Molliq i Gjakovës, Qamil Jasiqi, Albert Kuqi, Fadil Maloku “Mortaja” dhe Arif Maloku, të katër këta nga Juniku, Xajë Çelaj “Kosova” nga Sopoti i Shqipërisë, Arben Sejdiu nga fshati Shishman i Gjakovës, Beqir Gori nga Istogu dhe Bajram Neziri edhe ai po ashtu nga Molliqi, tmerruan Serbinë. Janë të shumëta dokumentarët, tekstet e intervistat e eprorëve e ushtarëve të Serbisë që nuk mund të besojnë ende efikasitetin, saktësinë dhe shpejtësinë e sulmit nga UÇK-ja për në drejtim të tyre, të prirë nga komandanti, heroi, Agim Ramadani – KATANA.

Dua ta ndajë vetëm një pjesë nga rrëfimi i Naser Vllasit, kur i kishte pozicionuar ushtarët në vende jo të dalluara e për vete kishte dalë në ballë, ku diku 30-40 metra afër tyre gjendej toga e ushtrisë serbe me 3 minahedhës 82-mm dhe me togën tjetër mbështetëse, Isni Rama, iu kishte afruar dhe kishte thënë, po citoj: “nuk të lë vet Komandant, ti me rrezikuar veten për ne kurrë jo.”

Të lumët ne që e kishim, e lum familja që e rriti.

Përjetësisht: Faleminderit ty, Isni Rama, Komandant “Raketa”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Krasniqi nga Nisma: Zgjidhja bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve

TAGGED: #Albin Kurti, #Isni Rama - Raketa
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkon në 57 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Greqi

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
Spanja miraton ligjin për ndryshimin e gjinisë pa diagnozë mjekësore
Kurti kërkon presion ndaj Serbisë për të zbardhur krimet e luftës
Borrell: Vizita e Xi Jinping në Moskë uli rrezikun e përshkallëzimit bërthamor
Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt u vazhdohet paraburgimi për dy muaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?