By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti i Polonisë: Sulmi besohet të jetë i paqëllimshëm nga forcat ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti i Polonisë: Sulmi besohet të jetë i paqëllimshëm nga forcat ukrainase
Rajon / Botë

Presidenti i Polonisë: Sulmi besohet të jetë i paqëllimshëm nga forcat ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 5:07 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha të mërkurën se nuk ka asnjë indikacion që shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.

Ai shtoi se besohet që raketa e cila goditi një fshat kufitar në Poloni ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por gjithashtu tha se përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, që nisi një varg sulmesh me raketa drejt Ukrainës të martën.

“Absolutisht asgjë nuk jep indikacione që ky ishte një sulm i qëllimshëm mbi Poloninë… Ka shumë gjasa që ishte një raketë e përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes të Ukrainës”, tha Duda të mërkurën.

Ministria e Jashtme polake tha se një raketë e prodhuar nga Rusia ra në fshatin Przewodow, në Poloninë lindore, rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona më 15 nëntor, pas një dite granatimesh masive ruse të Ukrainës.

Ndërkohë, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia është ende duke e shqyrtuar mundësinë e aktivizimit të Nenit 4 të NATO-s, por shtoi se duket që një gjë e tillë të mos jetë e nevojshme.

Sipas këtij neni, vendet anëtare mund të ngrenë shqetësimin kur ndiejnë se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre” janë në rrezik. Ndërsa, Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar të aleancës ushtarake, është sulm ndaj të gjithëve.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, thirri një takim të liderëve të mbledhur në Bali të Indonezisë për samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen dhjetë (10) persona në Prishtinë, dyshohen për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje

Kosova Times Kosova Times January 2, 2023
Ndërroi jetë i famshëm Toto Schillaci (59), fituesi i Topit të Artë që la në hije Maradonën në vitin 1990
Pranohen si prova materiale disa faqe të librit të dëshmitarit Kurtaj
Nën sekuestro mbi 3 mln euro prona të ish oficerit të policisë Bistri
Ismaili i BQK-së në Departamentin e Thesarit në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?