By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 11 fshatra të Deçanit gati që shtatë javë po përballen me mungesë të ujit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 11 fshatra të Deçanit gati që shtatë javë po përballen me mungesë të ujit
Ballina 1Lajme

11 fshatra të Deçanit gati që shtatë javë po përballen me mungesë të ujit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/04 at 8:19 PM
Kosova Times Published August 4, 2024
Share
SHARE

Po bëhen rreth 7 javë që banorët e 11 fshatrave të Deçanit nuk kanë ujë të pijes. Në të shumtën, në disa prej tyre kanë ujë vetëm 2 orë në ditë.

Shumica prej tyre detyrohen të furnizohen nëpër fshatra të tjera, thotë Shaqir Dacaj nga Irzniqi, i cili gjendjen po e cilëson alarmante.

“Ka vite që ne si fshat kemi problem me ujë të pijes këtu në Irzniq por sivjet gjendja është alarmante. Sivjet nuk kemi pas ujë me ujit tokat kështu që na kanë shterur edhe bunaret. Tash po duhet me siguru edhe ujë për higjenë edhe për pije nëpër fshatrat tjera kështu që jemi në gjendje alarmante dhe nuk po merret askush me këtë çështje. Janë duke u përpjekë vet me ba zgjidhje me i cel bunarët, besa nuk po vijnë as kompanitë se këtu është toka që shembet”, tha për RTK, Shaqir Dacaj, konsumator dhe përfaqësues i komunitetit.

Kurse Rona Haskaj, po ashtu nga Irzniqi, thotë për RTK se mungesa e ujit po na detyron të hapim pusin e ri pasi që pusi i vjetër tashmë është shterur nga thatësia e madhe.

“Po mundohemi të bëjmë zgjidhje me mënyra të ndryshme vet privatisht secili por gjendja është skandaloze, katastrofë, përtej katastrofës. Nga ujësjellësi janë gati dy orë dy orë e gjysmë në ditë dhe hiq më tepër dmth jemi … kudo që shkon e njëjta ankesë nuk ka ujë, janë shterë puset, toka pa vaditur, sidomos të dëgjosh këtë gjë në komunën e Deçanit që resurset natyrore nuk mungojnë dhe janë me bollëk””, tha ajo.

Edhe në 10 fshatra të tjera të komunës së Deçanit gjendja nuk është aspak më e mirë, thonë konsumatorët.

“Siç po shihet edhe nga vet çeshmja janë diku mbi shtatë javë 11 fshatrat e rajonit tonë duke përfshirë Prejlepin, Irzniq, Prokollukë, Shapteji, Gramaqel, Gllogjan e deri në Ratishë nuk kemi ujë të pijes që me të vërtetë është një shqetësim i përvjetshëm jo vetëm i këtij viti përkundër asaj që gjithmonë e kemi ngritur këtë çështje. Shqetësuese është kur këto ditë të nxehta kur kanë ardhur edhe bashkatdhetarë të shumtë e ne nuk kemi ujë për pije”, tha Adem Lushaj, konsumator nga Shapteji.

E problemet e vazhdueshme me furnizim me ujë nuk i kanë mohuar as zyrtarët e Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Deçan.

“Është më se e vërtetë, kemi shumë problem me furnizim të ujit sepse kemi mungesë të ujit prandaj për këtë arsye i bëjmë edhe reduktimet. Reduktimet i bëjmë me arsyen se i lëmë e i mbushim rezervuarët që të paktën bile për aq kohë sa ka ujë rezervari njerëzit të kenë ujë në periudha të ndryshme siç e përcaktojmë. Ndërsa sa i përket e sidomos kur është fjala te presioni është se faktikisht ne kemi mungesë të ujit. Përpos atyre që e keqpërdorin, thjeshte e vjedhin ujin, ne kemi edhe njerëz që mendojnë se edhe pse e kanë orën kanë të drejtë me i vaditë edhe kopshtet në këtë vlug në këtë vapë që nuk është e drejtë ani pse e paguan ujin”, tha Nasim Haradinaj, menaxher i Ndërmarrjes Ujësjellësit në Deçan.

Sidoqoftë, Haradinaj ka një thirrje për të gjithë konsumatorët e komunës së Deçanit që të tregohen të kujdesshëm dhe ta kursejnë ujin në këto ditë me temperatura shumë të larta.

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

TAGGED: #Deçan, #Ujë
Kosova Times August 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Transporti i naftës nga flota hije e Putinit u rrit me 70% gjatë vitit

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Dukagjini triumfon me mund ndaj Gjilanit
Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona
Rusia sulmoi Kievin dhe Odesën, ka të vdekur dhe të plagosur
Fundoset një anije me emigrantë në lumin Drina, po kërkohen edhe 7 persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?