By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykatësi amerikan: Google ka krijuar monopol të paligjshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Gjykatësi amerikan: Google ka krijuar monopol të paligjshëm
Ballina 2Teknologji

Gjykatësi amerikan: Google ka krijuar monopol të paligjshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 12:35 PM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Një gjykatës amerikan vendosi se kompania Google ka shkelur ligjin, pasi ka shpenzuar miliarda dollarë për të krijuar një monopol të paligjshëm dhe është bërë motori kryesor i kërkimeve në botë.

Kjo është fitorja e parë e madhe e autoriteteve federale kundër dominimit të tregut nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Vendimi i hap rrugën mbajtjes së gjykimit të dytë për të përcaktuar për mënyrat se si mund të përmirësohet kjo çështje, përfshirë ndarjen e Alphabet nga Google, që do të ndryshonte peizazhin në botën e reklamimit online, që Google e ka dominuar për vite të tëra.

Vendimi i gjykatësit, Amit Mehta, po ashtu i jep dritën e gjelbër zbatimit më të fuqishëm të ligjit nga SHBA-ja kundër kompanive të mëdha të teknologjisë.

“Gjykata ka ardhur në këtë përfundim: Google është monopolist, ka vepruar si një për të mbajtur monopolin”, tha Mehta në vendim.

Në vendimin e gjykatësit të qarkut në Uashington u tha se Google kontrollon rreth 90 për qind të tregut të kërkimeve online dhe 95 për qind të kërkimeve që bëhen përmes telefonave të mençur.

Faza e “zgjidhjes” mund të jetë e gjatë, pasi ka mundësi që të dërgohen apele në Gjykatën e Apelit në qakun e Kolombias, por edhe në Gjykatën Supreme. Ky proces ligjor mund të zgjasë gjithë vitin e ardhshëm, e madje edhe në vitin 2026.

Aksionet në Alphabet ranë për 4.5 për qind të hënën, pas rënies së aksioneve të shumë kompanive të teknologjisë. Reklamimi i kompanisë Google në Alhpabet përbënte 77 për qind të shitjeve të përgjithshme në vitin 2023.

Alphabet tha se planifikon të apelojë vendimin e gjykatësit Mehta.

“Ky vendim thotë se Google ofron motorin më të mirë të kërkimeve, por thotë se ne nuk duhet të lejojmë që një gjë e tillë të jetë e qasshme kaq lehtësisht”, u tha në deklaratën e kompanisë Google.

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland, e quajti vendimin “fitore historike për popullin amerikan” dhe shtoi se “asnjë kompani, pavarësisht sa e madhe dhe sa ndikim ka, nuk është mbi ligjin”.

Mehta tha se Google kishte paguar 26.3 miliardë dollarë vetëm më 2021 për t’u siguruar që motori i kërkimeve të kompanisë të ishte kryesori për telefonat e mençur dhe për të mbajtur dominimin në treg.

Në katër vjetët e fundit, rregullatorët federalë kanë paditur po ashtu platformat Meta, Amazon.com dhe Apple duke pretenduar se kompanitë në mënyrë të paligjshme monopol. Të gjitha këto raste kishin nisur në kohën kur president ishte republikani Donald Trump.

Rasti ndaj Google u ngrit më 2020 dhe ishte hera e parë që Qeveria amerikane akuzonte një korporatë të madhe për monopol të paligjshëm.

Më 2004, Microsoft kishte arritur një marrëveshje me Departamentin amerikan të Drejtësisë lidhur me akuzën se kompania detyronte përdoruesit e Windows-it që të përdornin Internet Explorer si makinë kërkuese në kompjuterët e tyre.

You Might Also Like

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

TAGGED: #Google, #Monopol, #ShBA
Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
“Arabia Saudite e forcon kampionatin vendas po e dobëson kombëtaren”
Trump: Putin ra dakord për trupat evropiane në Ukrainë
Reagon AGK: Gazetarët, të rrezikuar gjatë raportimeve nga veriu
Vuçiq dhe ambasadorët e Amerikës së Jugut për rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?