By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqetësime mbi lirinë e medias në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqetësime mbi lirinë e medias në Kosovë
Ballina 1Lajme

Shqetësime mbi lirinë e medias në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 9:27 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Një delegacion faktmbledhës i Platformës Evropiane për Sigurinë e Gazetarëve tha të mërkurën në Prishtinë se përparimi i arritur viteve të fundit në Kosovë në fushën e lirisë së shtypit është vënë në rrezik nga retorika nxitëse, fushatat njollosëse kundër medias dhe mungesa e transparencës nga institucionet.

Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Liri të Medias, tha se mungesa e sigurisë së gazetarëve dhe mosndëshkimi i autorëve të sulmeve ndaj tyre, mbeten sfidë për lirinë e shtypit në Kosovë.

“Ndonëse kërcënimet fizike janë të rralla, ka kërcënime serioze të cilat janë dokumentuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Proceset gjyqësore në rastet civile dhe penale të cilat përfshijnë gazetarët vazhdojnë të jenë të ngadalta dhe gazetarët kanë thënë se kanë shqetësime lidhur me mungesën e hetimeve për sulmet ndaj tyre”, tha ajo.

Ricardo Gutierrez, nga Federata e Gazetarëve të Evropës tha se pandëshkueshmëria nxit kryesit e krimeve ndaj gazetarëve.

“Kemi 40 raste të pandëshkuara për vrasjen apo zhdukjen e gazetarëve në Evropë dhe 14 prej tyre janë në Kosovë. Ky është një problem që ne vazhdimisht e kemi theksuar në takimet tona me autoritetet në Kosovë, duke u bërë thirrje atyre që të promovojnë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar në ndjekje të autorëve të këtyre krimeve”, tha ai.

Përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, pjesë e Platformës Evropiane për Sigurinë e Gazetarëve, vunë theksin te pengesat në punën e përditshme të gazetarëve si qasja në dokumente zyrtare.

“Përgjatë misionit tonë ne kemi kuptuar nga bisedat që kishim me gazetarë e redaktorë se dukuria e mungesës së transparencës është intensifikuar dhe është duke u përshkallëzuar. Disa gazetarë i përshkruajnë madje institucionet publike si të mbyllura kundrejt mediave dhe kjo sipas tyre po krijon një mjedis shumë të përqarë në skenën mediatike në Kosovë. Mendoj se është me rëndësi të jemi të vëmendshëm ndaj situate që shënon kthim prapa dhe ajo duhet të rregullohet nga qeveria e cila duhet të rivendosë standardin e transparencës duke përfshirë të drejtën për t’u informuar, dhe për të pasur qasje në të gjitha të dhënat e institucioneve publike”, tha Roberta Taveri, nga organizata ARTICLE 19.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, që nga muaji shtator i vitit të kaluar e deri në shtator të këtij viti, në Kosovë janë paraqitur 101 ankesa për shkak të pamundësimit të qasjes në dokumente zyrtare në departamente të ndryshme të qeverisë së vendit.

Kosova renditet në vendin 61 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë, ndërsa nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka vendin e dytë.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A është Trump më në fund i gatshëm ta thërrasë Putinin të japë llogari?

Kosova Times Kosova Times July 14, 2025
Lavrov përsëri kërcënoi Perëndimin me luftë bërthamore
Shehaj: Po punoj për një alternativë re politike, kam nisur takimet
Haradinaj pas dënimit të Mustafës: Shpresoj që dënimi drakonian të kthehet në pafajësi
Takohen Haxhiu dhe Aker, flasin për fuqizimin e bashkëpunimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?