By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Me një terapi të re gjenetike, ai rifiton shikimin: ai është pacienti i parë në botë
July 29, 2025
Arrestohet në Romë deputetja italo-braziliane Zambelli
July 29, 2025
Cilat vende e njohin shtetin e Palestinës?
July 29, 2025
Pasagjeri që kërcënoi të rrëzonte aeroplanin mbi Skoci duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ nuk është mysliman
July 29, 2025
Erdogan kurrë më ashpër, e quajti Izraelin një shtet terrorist: “Gaza është më e keqe se kampet naziste”
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studime për pajisjen që mund të ndihmojë njerëzit me çrregullime të të folurit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Studime për pajisjen që mund të ndihmojë njerëzit me çrregullime të të folurit
Ballina 2Shëndetësi

Studime për pajisjen që mund të ndihmojë njerëzit me çrregullime të të folurit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/07 at 10:47 PM
Kosova Times Published August 7, 2024
Share
SHARE

Disa njerëz që kanë humbur aftësinë për të folur janë ende në gjendje të vënë në lëvizje kordat e zërit. Siç njofton nga Los Anxhelesi korrespodentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot, kërkuesit në Kaliforni po bëjnë përpjekje që të kthejnë këto lëvizje të muskujve në tinguj të dëgjueshëm, duke bërë të mundur që individët e prekur nga çrregullimet e të folurit, të mund të flasin sërish.

Inxhinierë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles po zhvillojnë një pajisje për të kapur sinjalet elektrikë që prodhohen nga dridhja e muskujve të kordave të zërit.

Studiuesi Ziyuan Che po përdor inteligjencën artificiale për të shndërruar këto sinjale në aftësinë për të folur.

“Sinjali elektrik do të përcillet në pjesën e altoparlantit dhe pjesa e altoparlantit do të japë zërin. Pra, i gjithë procesi, nga ndjeshmëria te përpunimi dhe më pas te përcjellja e sinjalit te altoparlanti, realizon qëllimin përfundimtar, t’ju ndihmojë të flisni pa përdorur kordat tuaja vokale”.

Membrana magneto-mekanike që shndërron dridhjet e muskujve të kordave të zërit në sinjale elektrike është e butë dhe e sheshtë, kështu që mund të mbahet lehtësisht.

Kërkuesit përzien grimcat e imëta magnetike me substanca të buta natyrore dhe sintetike prej molekulash të mëdha dhe i dhanë formë duke përdorur teknologjinë tradicionale japoneze Kirigami, thotë studiuesja Jing Xu.

“Ne krijuam shtresën duke përdorur teknikën Kirigami për dhënien e formës, çka e bën atë edhe më të butë”.

Studiuesit po punojnë që inteligjenca artificiale të jetë në gjendje të njohë dridhjet e muskujve të kordave të zërit të njerëzve të ndryshëm. Jun Chen drejton projektin në Shkollën e Inxhinierisë “Samueli”, në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles.

“Dridhja e muskujve tuaj mund të jetë e ndryshme. Ne duhet të sigurohemi që pajisja të jetë në gjendje ta bëjë këtë dallim, para se të përdoret. Dhe më pas do t’i analizojmë sinjalet për të ndërtuar një bazë të dhënash të personalizuar për fjalorin, në bazë individi”.

I krijuar për të ndihmuar njerëzit me çrregullime të ndryshme të të folurit, studiuesi Chen thotë se ka në plan ta testojë pajisjen në leksionet e tij, të cilat mund të zgjasin deri në tre orë dhe ndonjëherë çojnë në sforcim të zërit të tij.

You Might Also Like

Me një terapi të re gjenetike, ai rifiton shikimin: ai është pacienti i parë në botë

Krasniqi: Komunat e udhëhequra nga PDK kampione të transparencës

Pesha e sklerozës multiple në Kosovë: Mbi 40 raste të reja për gjysmë viti

Vishaj: Klinika Infektive po trajton 654 pacientë me hepatit kronik

Daçiç: SSP-ja e udhëhoqi Serbinë nga Rezoluta 1244 deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës

TAGGED: #Çrregullime të të folurit, #Pajisje
Kosova Times August 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro

Kosova Times Kosova Times September 21, 2023
Rusia ka rindërtuar rrjetin e saj të spiunazhit jashtë vendit dhe po shton gjuetinë për kundërshtarët e regjimit
Tetë milionë e gjysmë euro për heshtje, kompanisë së RadoiçiqIt
Koreja e Veriut kryen testim të ri raketor
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?