By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Donna Dafi ndez Korçulën me poza të nxehta në të kuqe, paralajmëron rikthim të fuqishëm muzikor
August 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit
Rajon / Botë

Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 4:47 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Autoritetet austriake njoftuan të premten për arrestimin e tretë në lidhje me komplotin e dështuar për sulm në koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, ndërsa adhuruesit zhgënjyer magjepsën Vjenën duke tregtuar byzylykë miqësie dhe duke kënduar këngët e yllit të popit në rrugë.

I dyshuari kryesor, një 19-vjeçar, planifikoi të sulmonte shikuesit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, deri në 30,000 çdo natë, me 65,000 të tjerë brenda stadiumit, me thika ose mjete shpërthyese artizanale. gjatë koncertit të enjten ose të premten. I dyshuari shpresonte të “vriste sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, thanë autoritetet.

I dyshuari kryesor 19-vjeçar u mor në paraburgim të martën, së bashku me një 17-vjeçar, thanë zyrtarët. Të dy janë shtetas austriakë.

I dyshuari i tretë, një shtetas irakian 18-vjeçar, u arrestua të enjten në mbrëmje, tha ministri i Brendshëm të premten në një konferencë për shtypin.

Një 15-vjeçar është marrë në pyetje por nuk është arrestuar. Emrat e tyre nuk u publikuan, në përputhje me rregullat austriake të ruajtjes së privatësisë.

Këngëtarja Swift pritet të udhëtojë për në stadiumin Wembley të Londrës për pesë koncerte midis 15 dhe 20 gushtit.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se ndërsa i kuptonte arsyet e anulimit të koncerteve në Vjenë, “ne do të vazhdojmë tutje”.

Megjithatë, komploti i Vjenës nxiti krahasime me një sulm të vitit 2017 nga një sulmues vetëvrasës në një koncert të këngëtares Ariana Grande në Mançester, që la pas vetes 22 të vrarë. Bomba shpërtheu në fund të koncertit ndërsa mijëra adhurues të rinj po largoheshin, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës ekstremist në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit.

Grupi Coldplay është planifikuar të mbajë koncerte për katër net në të njëjtin stadium të Vjenës më vonë këtë muaj.

Autoritetet thanë se komploti ishte frymëzuar nga grupi Shteti Islamik dhe nga al-Kaida. I dyshuari kryesor, si dhe 18-vjeçari i arrestuar të enjten, “u betuan për besnikëri” ndaj Shtetit Islamik.

Hetuesit zbuluan materiale për prodhimin e bombave në shtëpinë e të dyshuarit kryesor, si dhe materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e 17-vjeçarit. Ky i fundit, që deri tani ka refuzuar të flasë, ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofronte shërbime në vendin e mbajtjes së koncerteve.

Edhe pse 18-vjeçari u betua dhe “vjen nga mjedisi shoqëror ” i të dyshuarit kryesor, tha ministri i Brendshëm Gerhard Karner, ai nuk është i lidhur drejtpërdrejt me komplotin.

Ministria e Brendshme austriake, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Associated Press të premten, tha se “arrestimi i tij nënvizon shtrirjen e gjerë të hetimeve në vazhdim. Autoritetet po ndërmarrin veprime të vendosur kundër kujtdo që mund të përfshihet në veprimtari terroriste ose që shfaq tendenca radikale”.

Hetuesit po shqyrtojnë “rrjetet” e të dyshuarve, thuhet në deklaratë, dhe janë duke vlerësuar provat fizike dhe elektronike.

Shiraz Maher, një ekspert për ekstremizmin islamik në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College në Londër, tha në një deklaratë për AP se sulmuesit “i japin përparësi (numrit të) viktimave dhe për këtë arsye zgjedhin shënjestra të buta ku ata e dinë se do të mblidhet një numër i madh njerëzish”.

You Might Also Like

Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe

Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm

‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin

Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”

Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

TAGGED: #Arrestohet personi i tretë, #Austri, #Taylor Swift
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Amerikanët paralajmërojnë: Kini kujdes se ku investoni në BiH, veçanërisht nëse është RS…

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Vdes invalidi i luftës së UÇK-së, Agim Okrashtica
Punonjësi i arrestuar i BND-së mblodhi të dhëna për HIMARS-in në Ukrainë për FSB-në
Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden
Vuçiq publikon një foto se cilet nga politikanët kane qene mysafir ne Diten e Shen Nikolles
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?