By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: BE po sillet ndaj Kosovës me metoda të diktatit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: BE po sillet ndaj Kosovës me metoda të diktatit
Ballina 1Lajme

Analistët: BE po sillet ndaj Kosovës me metoda të diktatit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 9:12 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Paralajmërimet e Bashkimit Evropian për ashpërsim të masave ndaj Kosovës, nëse bëhen veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara, për profesorin Mazllum Bajraliu, nuk janë të drejta. Ai konsideron se BE-ja po sillet ndaj Kosovës me metoda të diktatit.

“Ne do të duhej t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe ata do të duhej të silleshin vetëm si përfaqësues diplomatik në një vend sovran dhe të pavarur me të gjitha të drejtat dhe ingirencat që ia dedikon e drejta ndërkombëtare e Kosovës dhe ta respektojnë këtë dhe mendimet, qëndrimet edhe vendimet që janë pozitive, në frymën e ligjit, në frymën e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës për të zbatuar ato marrëveshje që pikërisht Bashkimi Evropian dhe Bashkësia Ndërkombëtare i ka përkrahur me ndërmjetësimin e tyre në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Mazllum Baraliu profesor i çështjeve politike.

Qeveria i reagoi BE-së nëpërmjet zëdhënësit të saj, duke thënë se masat nuk janë zgjidhje.

“Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmori BE-ja ndaj Serbisë, e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli ditë kombëtare zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radojiçiq e strehon dhe financon?”, ka thënë Përparim Kryeziu.

Baraliu thotë se BE nuk mund të sillet me Kosovën si me një shtet që nuk e pranon

“Mbi çfarë baze? Ata nuk kanë të drejtë sepse ne nuk jemi anëtarë. Ata kanë të drejtë ndaj Hungarisë për shembull por spo e bëjnë, që haptazi u ka dalë nga dora, nga politikat e BE-së dhe po koketon me Rusinë e me të tjerë e Kinë dhe spo i bëjnë gjë, po tolerojnë”, theksoi ai.

Analisti i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, tha për RTK-në se në aspektin e sigurisë nuk ka kushte më të mira se tash që të hapet ura e Ibrit.

“Siguria private është plotësuar, siguria individuale është plotësuar, siguria publike është aty për ti plotësuar kushtet dhe siguria nacionale që është për të gjithë, është plotësuar bashkarisht me sigurinë kolektive që do të thotë NATO dhe 33 shtete kujdesen për këtë republikë dhe këtë urë që të mos ketë eskalime…Ata që e kanë sulmuar Republikën e Kosovës nuk gjinden më në Republikën e Kosovës”, deklaroi Dashevci.

Ndërkaq, sa u përket deklaratave të BE-së lidhur me veprimet e Qeverisë për hapjen e urës për qarkullim të automjeteve, Dashevci tha se Qeveria duhet ta gjejë mënyrën për koordinim, në mënyrë që të mos të krijohen probleme diplomatike me aleatët.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

TAGGED: #BE, #Diktat, #Kosova
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Kongresi i parë ndërkombëtar i mjekësisë veterinare shqiptare mblidhet në Durrës

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta
N1: Bashkëpunimi i SHBA me BIA-n do të jetë “i ngrirë thellë”
Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin
Denimi i Belerit, reagon MPJ greke: Presim vendim të drejtë në apel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?