By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
Ballina 2Rajon / Botë

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 9:49 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që synon të ndikojë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në një rast vuri në shënjestër sistemet e postës elektronike të zyrtarëve të fushatave të kandidatëve për president, tha kompania Microsoft të premten.

Hakerët iranianë gjithashtu kanë punuar muajt e fundit në krijimin e faqeve të internetit me lajme të rreme, duke imituar aktivistë për të hedhur bazat për të nxitur ndasitë dhe për të ndikuar tek votuesit amerikanë në vjeshtë, veçanërisht në shtetet që do të jenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, njoftoi gjigandi amerikan i teknologjisë.

Raporti i kompanisë Microsoft jep më shumë hollësi se sa kanë ofruar deri më tani zyrtarët e agjencive amerikane të zbulimit, duke dhënë shembuj specifikë të grupeve iraniane dhe veprimeve që ata kanë ndërmarrë deri më tani. Misioni i Iranit në OKB mohoi se Teherani kishte plane për ndërhyrje kibernetike në zgjedhjet presidenciale në Shtetet të Bashkuara.

Raporti nuk specifikon qëllimet e Iranit përveç mbjelljes së kaosit në Shtetet e Bashkuara, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë lënë të kuptohet më parë se Irani kundërshton veçanërisht ish Presidentin Donald Trump. Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë shprehur alarmin për përpjekjet e Teheranit për të kërkuar hakmarrje për një sulm amerikan të urdhëruar nga ish Presidenti Trump në vitin 2020, në të cilin u vra një gjeneral i lartë iranian. Këtë javë, Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza penale kundër një pakistanezi me lidhje me Iranin, i cili dyshohet se kishte kurdisur komplote vrasjesh që kishin në shënjestër shumë zyrtarë amerikanë, përfshirë zotin Trump.

Raporti zbulon gjithashtu se si Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë polarizimin politik në Shtetet e Bashkuara për të përhapur mesazhet e tyre përçarëse në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor.

Raporti i kompanisë Microsoft identifikon katër shembuj të aktivitetit të fundit iranian, që kompania pret të rritet me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit.

Së pari, një grup i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit në qershor vuri në shënjestër një zyrtar të rangut të lartë të një ekipi të fushatës presidenciale përmes një sulmi kibernetik ndaj emailit të tij, një formë sulmi që përdoret shpesh për të mbledhur informacione sekrete, sipas raportit, i cili nuk identifikoi se për cilin kandidat bëhej fjalë. Grupi fshehu origjinën e emailit duke e dërguar atë nga llogaria e emailit të hakuar të një ish-këshilltari të lartë, tha kompania Microsoft.

Ditë më vonë, grupi iranian u përpoq të hynte në një llogari që i përkiste një ish-kandidati presidencial, por nuk pati sukses, thuhet në raportin e kompanisë Microsoft.

Në një rast tjetër, një grup iranian krijoi faqe interneti që paraqiten si faqe lajmesh me seli në Shtetet e Bashkuara për të vënë në shënjestër votuesit në anët e kundërta të spektrit politik, thuhet në raport.

Një faqe e lajmeve të rreme e krijuar për të tërhequr votuesit me prirje të majta e fyen zotin Trump, duke e quajtur “të çmendur” dhe sugjeron se ai përdor drogë, thuhet në raport. Një faqe tjetër që synon të tërheqë votuesit republikanë përqendrohet në çështjet e komunitetit LGBTQ dhe operacionet për ndryshimin e gjinisë.

Një shembull i tretë i përmendur nga Microsoft zbuloi se grupet iraniane po imitojnë aktivistët amerikanë, duke hedhur potencialisht bazat për operacionet e ndikimit më afër zgjedhjeve.

Në shembullin e fundit, një grup tjetër iranian në maj komprometoi një llogari në pronësi të një punonjësi qeveritar në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet, thuhet në raport. Nuk është qartë nëse ky sulm kibernetik kishte lidhje me përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhje.

Në raportin e kompanisë Microsoft thuhet se ndërsa Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane, edhe grupet e lidhura me Rusinë po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyra për të ushtruar ndikim në zgjedhjet e nëntorit. Grupet e lidhura me Partinë Komuniste të Kinës kanë shfrytëzuar protestat pro-palestineze në universitetet amerikane dhe ngjarje të tjera në përpjekje për të rritur më tej tensionet politike në Shtetet e Bashkuara.

Kompania Microsoft tha se ka vazhduar të monitorojë se si vendet armike po përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale. Teknologjia me kosto gjithnjë e më të ulët, që mund të përdoret për krijimin e imazheve dhe videove ka rritur shqetësimin në mesin e disa ekspertëve se mund të përdoret për të mashtruar votuesit amerikanë në këtë cikël zgjedhor.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

TAGGED: #Iran, #Microsoft, #Zgjedhjet ShBA
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelenski urdhëroi spastrim në gardën e shtetit

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Kërkohet krijimi i korridoreve humanitare në Gaza
Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian pas takimit me Macronin
Talibanët festojnë trevjetorin e marrjes së pushtetit në Afganistan
Prishtina Parking do t’i njoftojë për skadim të kohës 10 minuta më herët shfrytëzuesit e parkingjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?