By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stano: BE nuk mund t’ua imponojë pajtimin Kosovës e Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stano: BE nuk mund t’ua imponojë pajtimin Kosovës e Serbisë
Lajme

Stano: BE nuk mund t’ua imponojë pajtimin Kosovës e Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/10 at 6:58 PM
Kosova Times Published August 10, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka pranuar se urat janë për t’i bashkuar njerëzit, por nuk e ka mbështetur idenë e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. Ai, ka thënë se BE nuk mund t’ua imponojë e as t’i detyrojë Kosovën e Serbinë për pajtim, por ka thënë se ato duhet ta bëjnë këtë nëse duan të jenë pjesë e BE-së.

 

“Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj, kemi thënë gjithmonë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike dhe si të gjitha çështjet problematike duhet të zgjidhet me dialog. Sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, ka theksuar Stano në një intervistë për televizionin N1 në Beograd.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian dhe miqtë e Kosovës (SHBA dhe shtetet e QUINT-it) shkuan te kryeministri Kurti dhe i kërkuan të mos e bëjë një veprim të tillë. “Ata i thanë: Mos e bëj këtë, mos bëj lëvizje të njëanshme, mos e hap urën. Por, ai duket i vendosur ta bëjë këtë. Prandaj, ne thamë ‘jo, do të ketë efekte shumë negative’. Ne i kërkojmë Qeverisë të parandalojë dhe shmang hapat që do të çojnë në konfrontime dhe përshkallëzim më të madh. Sepse i lëndon njerëzit në terren dhe ju dhemb edhe juve, sepse Kosova është nën masat e BE-së dhe nën disa masa të SHBA-së për shkak të përsëritjes së lëvizjeve të dëshmuara që çojnë në përshkallëzim. Kjo nuk i ndihmon askujt, përkundrazi, ndikon shumë negativisht te një numër i madh njerëzish”, shtoi Stano.

Tutje, ai, ka shprehur shqetësimin për krizën e vazhdueshme në dialogun Kosovë-Serbi. Ai kritikoi veprimet e njëanshme.

“Ne kemi shpresuar në fillim të këtij mandati, kur kemi iniciuar vazhdimin e dialogut, se do të kemi progres, se do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë Serbisë dhe Kosovës të arrijnë një progres në normalizim. Fatkeqësisht, ne shohim gjithnjë e më shumë lëvizje të njëanshme dhe veprime të pakoordinuara. Fatkeqësisht, shumica e tyre vijnë nga autoritetet në Prishtinë. Ne duam të shohim angazhim dhe dialog në vend të lëvizjeve të njëanshme”, tha ai.

Stano theksoi se Bashkimi Evropian nuk është një forcë ndërhyrëse dhe nuk ua imponon partnerëve të saj “gjëra që popullata vendase, mund t’i konsiderojë si ndërhyrje në punët e brendshme”.

“Pikërisht për këtë ne punojmë si ndërmjetës në dialog. Ndërmjetësi është si një mësues i mirë, i cili përpiqet të bëjë që dy nxënës kokëfortë të arrijnë ndonjë rezultat. Në këtë rast, ata të fillojnë të trajtojnë njëri-tjetrin normalisht. Ne këtë nuk mund t’ua imponojmë. Nëse nuk duan – na vjen keq. Nuk do të përparojnë, por do ta ndëshkojnë veten dhe do të ndëshkojnë popujt e tyre dhe nuk do t’i afrohen BE-së. Sepse ata vetë thanë: ‘Ne duam të jemi pjesë e klubit tuaj evropian’. Pastaj Bashkimi Evropian tha: ‘Në rregull. Këto janë kushtet dhe ju lutemi plotësoni ato. Nëse nuk i plotëson, nuk do të jesh pjesë e klubit’”, tha Stano.

Ai tutje tha se Serbia dhe Kosova kanë thënë se duan të bashkohen me BE-në, por tani duhet t’i ndjekin rregullat dhe rregullat sipas tij thonë se kërkohen marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Nëse nuk i keni, atëherë duhet të punoni për pajtim dhe normalizim. Ne do të ndihmojmë. Dhe ne vazhdojmë të ndihmojmë, sepse besojmë se mund të funksionojë. Më parë ka funksionuar me anëtarët e tjerë që janë tani në BE, por që më herët kishin luftuar në luftëra shumë më brutale se ajo mes serbëve dhe kosovarëve. Dhe ia dolëm. Por kjo kërkon guxim, pjekuri dhe kërkon lidership politik, i cili do të arrinte kompromisin e nevojshëm. Kjo është ajo që ne po përpiqemi t’i ndihmojmë të dyja palët të arrijnë. Por ne nuk do t’u imponojmë atyre. Sepse nëse ata nuk e duan, atëherë ne nuk mund të dëshirojmë pajtim mes Kosovës dhe Serbisë më shumë seç e duan Kosova dhe Serbia dhe liderët e tyre. Prandaj ne vetëm mund të ndihmojmë dhe këshillojmë, por nuk mund t’ua imponojmë apo t’i detyrojmë ta bëjnë këtë”, nënvizoi Stano.

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times August 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Talibanët shtypin talentin e grave afgane

Kosova Times Kosova Times March 29, 2023
Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë
Sot nafta 1.79 euro, benzina 1.40 euro
Petkoviq: Autoritetet e Kosovës duan ta tërheqin Serbinë në konflikt
Jutarnji list: Dushi i ftohtë për Vuçiqin nga Brukseli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?