By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?
November 18, 2025
LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare
November 18, 2025
Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së
November 18, 2025
Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij mbeten kërcënim për sigurinë e Kosovës
November 18, 2025
Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria ndalon importin e bagëtive të imta nga Greqia për të parandaluar hyrjen e murtajës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria ndalon importin e bagëtive të imta nga Greqia për të parandaluar hyrjen e murtajës
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria ndalon importin e bagëtive të imta nga Greqia për të parandaluar hyrjen e murtajës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/10 at 7:44 PM
Kosova Times Published August 10, 2024
Share
SHARE

Shqipëria vendosi të ndalojë importin e deleve dhe të dhive nga Greqia pas përhapjes në vendin fqinj të murtajës tek bagëtitë e imta.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve pritet të ushtrojë kontrolle në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë për zbatimin e vendimit, ndërkohë që kontrollet priten të rriten në brezin tokësor të kufirit shqiptaro -grek për të parandaluar hyrjen e paligjshme të tufave të bagëtive.

Shërbimi veterinar shqiptar po bën përpjekje të ndërgjegjësojë barinjtë sidomos në zonat kufitare me Greqinë për rrezikshmërinë e lartë të sëmundjes për ekonomitë e tyre.

Më parë në disa zona kufitare janë kryer transporte të paligjshme të bagëtive nga Greqia në Shqipëri dhe nëse ky fenomen vazhdon në brezin kufitar, mund të sjellë, sipas veterinerëve, transferimin e sëmundjes edhe në Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare urdhri i ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, krahas ndalimit të importit të deleve dhe dhive nga Greqia përfshin edhe Rumaninë vendi ku u shfaqën këtë vit rastet e para të murtajës së bagëtive të imta.

Murtaja e bagëtive të imta (deleve dhe dhive) që është shfaqur në Greqi, së fundi, është një sëmundje virusale që nuk transmetohet nga bagëtitë tek njerëzit, por dëmton rëndë ekonominë blegtorale.

Sipas shërbimit veterinar shqiptar sëmundja e murtajës tek delet dhe dhitë ka aftësi përhapëse të mëdha dhe bagëtitë e prekura sipas udhëzimit të Bashkimit Evropian, duhet të asgjësohen, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve.

Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive u regjistrua në 11 korrik në Greqinë qendrore dhe disa mijë bagëti te prekura janë asgjësuar nga autoritetet veterinare në disa zona të Greqisë.

Sëmundja e Murtajës së deleve dhe dhive ka qenë endemike për shumë vite në shumë vende të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë ku zbatohen programe vaksinimi për ta kontrolluar atë.

Në Evropë, të dhënat zyrtare i referohen rasteve të murtajës së bagëtive të imta në Gjeorgji në vitin 2016 dhe në Bullgari 2018, ndërsa këtë verë murtaja e bagëtive të imta u shfaq në Rumani dhe më pas edhe në Greqi.

You Might Also Like

Kremlini i ka ofruar SHBA-së një shkëmbim të burgosurish për të rifilluar bisedimet me Trumpin

Ata drejtuan një makinë drejt njerëzve në Bregun Perëndimor, një person u vra. Ata kishin edhe eksplozivë

Gazetari denoncon Vuçiqin në Prokurorinë Publike në Milano për rastin “Sarajevo Safari”

Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.

Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

TAGGED: #Greqi, #Murtaja e bagëtive të imta, #Shqipëri
Kosova Times August 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kush është politikani më popullor në Kosovë?

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Pacientëve që iu transplantuan organe në Brazil ishin të infektuar me HIV
Lajçak flet nga Beogradi, e vlerëson qëndrimin e Vuçiqit
“Mali i Zi nuk do të bashkësponsorizojë Rezolutën për Srebrenicën, por do…!”
Dy persona ia thyejnë pasqyrat një autobusi në Mitrovicë të Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?