By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Camaj: Përfshirja e shqiptarëve në qeveri, garant i orientimit euroatlantik të Malit të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Camaj: Përfshirja e shqiptarëve në qeveri, garant i orientimit euroatlantik të Malit të Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Camaj: Përfshirja e shqiptarëve në qeveri, garant i orientimit euroatlantik të Malit të Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/08/10 at 8:06 PM
Kosova Times Published August 10, 2024
Share
SHARE

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, thotë se përfshirja e një numri të madh të forcave politike në qeverinë malazeze nuk do ta pengojnë as do ta ndryshojnë orientimin euroatlantik të vendit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai tha se përfshirja e shqiptarëve në pushtetin e Malit të Zi është tejet e rëndësishme për realizimin e atyre të drejtave që me dekada u janë mohuar.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës nënkryetari i sapo zgjedhur i parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj vlerëson se përfshirja e një numri të madh të forcave politike në qeverinë malazeze nuk do ta pengojnë as ta ndryshojnë orientimin euroatlantik të vendit.

Zoti Camaj tha se përfshirja e shqiptarëve në qeverinë e Malit të Zi është tejet e rëndësishme për realizimin e atyre të drejtave që me dekada u janë mohuar.

“Marrja e pozitave të rëndësishme, qoftë në qeveri apo parlament, është e rëndësishme edhe për jetësimin e atyre premtimeve parazgjedhore, por edhe për kyçjen e shqiptarëve në pushtet dhe marrjen e përgjegjësisë për ti realizuar ato të drejta që me dekada na janë premtuar dhe të cilat ishin të nënshkruar në letra, por në aty kanë mbetur. Nga pozicioni i nënkryetarit të kuvendit, nga pozicioni i nënkryetarit në qeveri dhe të ministrave, kemi marrë përgjegjësi dhe nuk do të fajësojmë ndonjë tjetër nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar”, tha zoti Camaj.

Zoti Camaj, vë në dukje, se rruga e integrimeve evropiane dhe çështjet tjera në rajon nuk do të cenohen dhe rrezikohen edhe nga fakti se, siç tha ai, bazohen në marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

“Ajo që në këtë moment dominon dhe është dëshmuar me dhjetëra ligje të miratuara për të fituar IBAR-in( faza e re e negociatave me BE-në) dhe vendimet që i ka pasur qeveria edhe në raport me Kosovën, dëshmon se dominuese është rryma tjetër që çon drejtë Evropës. Se a mund të vijnë në pyetje raportet me shtetet fqinje natyrisht se nuk besojmë se do të vijnë në pyetje dhe ne të jemi pjesë e kësaj ngjarjeje, pasi ne kemi një marrëveshje që nuk lejon që këto çështje të preken dhe çdo përpjekje do të ishte joserioze dhe e parealizueshme”, tha nënkryetari i parlamentit zoti Camaj.

Zoti Camaj nuk beson se shumica aktuale në pushtet mund ta ndryshojnë rrugëtimin e Malit të Zi, pasi sipas tij, për një veprim të tillë nuk ekziston as fuqia politike.

“Mali i Zi e ka njohur Kosovën dhe këto dy vende kanë marrëdhënie diplomatike dhe nuk mund të quhet ndryshe përveç Kosovë e pavarur. Ndodhë që në parlament të kemi debate të ndyshme, por nuk besoj se do të ketë nisma për diçka më shumë dhe po të ketë janë të dështuara. Në fund të fundit ato nisma nuk mund të jenë me ne brenda dhe me shumë të tjerë siç është Partia Boshnjake. Dhe sikur ato forca do të donin që ndoshta të bënin ndonjë lëvizje nuk e kanë fuqinë politike”, tha zoti Camaj.

Pushteti në Malin e Zi do të jetë i përqendruar krejtësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe sigurinë e Bashkimit Evropian dhe me partnerët e NATO-s. Respektimi dhe mbrojtja e këtyre çështjeve është jetike për Malin e Zi, tha nënkryetari i parlamentit, Nikollë Camaj.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

TAGGED: #Mali i Zi, #Nikollë Camaj
Kosova Times August 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri

Kosova Times Kosova Times September 30, 2023
Abdixhiku pret ambasadorin britanik,thekson nevojën e përmbylljes zgjedhore
Izraeli urdhëron evakuim nga Libani jugor, teksa në Bejrut dëgjohen shpërthime
Propozohet shqiptimi i dënimit me burgim ndaj tre të miturve
Transporti i naftës nga flota hije e Putinit u rrit me 70% gjatë vitit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?