By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Publikohet raporti fillestar pas testimit të urës së Ibrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Publikohet raporti fillestar pas testimit të urës së Ibrit
Ballina 1Lajme

Publikohet raporti fillestar pas testimit të urës së Ibrit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 6:58 PM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmishi, tha të martën se, sipas një raporti fillestar, ura mbi lumin Ibër në veri është e “qëndrueshme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.

Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë e kanë bërë testimin e urës mbi Ibër në Mitrovicë, e cila ndan shqiptarët në jug dhe serbët në veri, pasi synojnë ta rihapin atë për qarkullim të automjeteve, me gjithë kundërshtimin nga bashkësia ndërkombëtarë dhe serbët lokalë.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, tha Durmishi në Facebook.

Ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

http://199.192.21.43/2024/08/13/hovenier-hapja-e-ures-ne-mitrovice-ne-kete-kohe-mund-te-rrezikoje-ushtaret-amerikane

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Por, me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ura duhet të hapet dhe se “nuk është kundër askujt”.

Durmishi tha se autoritetet do ta presin një raport përfundimtar “për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”.

Pjesëtarët e komunitetit serb protestuan javën e kaluar kundër rihapjes së urës mbi Ibër.

Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, paralajmëroi disa herë se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Në periudhën pasluftës, ura mbi lumin Ibër, ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët e Kosovës për t’i kundërshtuar përpjekjet e Kosovës për të vendosur autoritetin në veri.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.

Ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

TAGGED: #Ura e Ibrit
Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Çeku: “Fadil Vokrri” gati për ndeshje ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Lavrov vjen në BE në dhjetor, për herë të parë që nga viti 2022
Benzema e favoriznon Vinicius që ta fitojë `Topin e Artë`
Putini zëvendësoi papritmas komandantin e përgjithshëm në fushën më të rëndësishme të betejës
Familja Thaçi: Mirënjohës për mbështetjen që na dhatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?