By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
February 3, 2026
Ferizaj mban mbledhje komemorative për koreografin Bajram Tahiri
February 3, 2026
Sulmon gruan dhe përfshihet në përleshje, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
February 3, 2026
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
February 3, 2026
Arrestohet një person në Pejë për kanosje ndaj zyrtarëve policorë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 7:43 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.

Ky reagim i Brukselit pason një takim mes zëvendëskryeministrit serb, Aleksadnar Vulin, me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe pretendimeve për bashkëpunim të inteligjencës me Rusinë.

“BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht.

Nga BE-ja thanë po ashtu se “duam që të gjitha shtetet kandidate t’i konsiderojmë si partnere të besueshme evropiane me parime të përbashkëta, vlera, siguri dhe prosperitet”.

Vulin, sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, ka falënderuar strukturat ruse të sigurisë për “paralajmërimin lidhur me planifikimin e trazirave masive dhe një tentim grushtshteti” në Serbi.

Me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë Vulin diskutoi për “pjesëmarrjen aktive të forcave të huaja në nxitjen artificiale të tensioneve”.

Qeveria serbe e përshkroi protestën kundër mihjes së litiumit si “përpjekje për grushtshtet”. Në javët e fundit, dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka akuzuar shtetet perëndimore se qëndrojnë prapa protestave.

Më 11 gusht, para protestës në Beograd, Vuçiq po ashtu deklaroi se paralajmërimet nga shërbimet ruse thoshin se në Serbi “po planifikohen trazira masive, me qëllimin kryesor grushtshtetin dhe rrëzimin e udhëheqjes së shtetit”.

Kjo protestë kaloi pa incidente të mëdha.

You Might Also Like

FT: Nëse Rusia vazhdon të shkelë armëpushimin në Ukrainë, do të pasojë një përgjigje e koordinuar ushtarake nga Evropa dhe SHBA-ja

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

TAGGED: #BE, #Rusia, #Serbia
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i NATO-s thotë se Rusia është përpara në ritmet e prodhimit të municioneve

Kosova Times Kosova Times November 6, 2025
Madridi fiton “El Clasicon”
Kërkohet ndryshim në ligj rreth normës tatimore e vlerësim të pronave
Zjarri i madh në tubacionin e naftës në Ukrainë është vënë nën kontroll
Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?