By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqëria civile kërkon shqyrtim të detajuar të planit francezo-gjerman
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shoqëria civile kërkon shqyrtim të detajuar të planit francezo-gjerman
Ballina 1Lajme

Shoqëria civile kërkon shqyrtim të detajuar të planit francezo-gjerman

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 1:20 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi”, me ç’rast pati një bashkëbisedim të hapur me përfaqësues politik, pjesëtarë të shoqërisë civile nga organizatat shqiptare e serbe si dhe me pjesëmarrës nga misionet ndërkombëtare.

Theks i veçantë i’u dha situatës aktuale në raportet Kosovë-Serbi, me fokus gjendjes brenda vendit pas tërheqjes nga institucionet të disa përfaqësuesve serbë. Aty u fol edhe për planin franko-gjerman, nëse ky propozim përmban njohjen nga Serbia.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, tha se dialogu Kosovë-Serbi i filluar qysh ne vitin 2011 ka hyrë në fazë të re.

Sipas tij, presioni ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjeve nga të dyja palët është rritur. Ai ka kërkuar sqarime më shumë sa i përket planit të propozuar franko-gjerman, që siç tha kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka paraqitur si të mirë e që nuk mund të refuzohet.

“Dialogu i filluar me një kohë të gjatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2022 e ka gjetur Qeverinë me një qasje më ndryshe pas luftës në Ukrainë. Zhvillimet që kanë ndodhur në dialog, ka pasur disa pika të mira në këtë dialog, siç është çështja për udhërrëfyesin për energji, lëvizja e lirë me ID. Çështja e të pagjeturve mbetet ende e padiskutuar”.

“Janë dy marrëveshje për të cilën presioni ndërkombëtar është rritur dhe që shtetet janë zotuar se do t’i implementojnë. Kemi parë kryeparlamentarin i cili thotë se është rrugë e mirë dhe se nuk mund ta refuzojmë, pra është plani franko-gjerman”, tha Kryeziu.

Detaje ka dhënë shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se propozimi franko-gjerma është i ndarë në dy faza.

Sipas saj, faza e parë e këtij plani në të cilin mbështetje pati edhe nga ShBA-ja përmban çështje të cilat kanë mbetur të hapura, por që nuk përfshin njohjen reciproke.

Ajo nuk ka dhënë detaje nëse ky plan përmban formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministri, Besnik Bislimi kanë nisur komentet e tyre për këtë plan të cilin e kanë quajtur mjaft serioz.

“Ajo që është e rëndësishme është se përvoja politike të mëson se nuk mund të bësh gjëra të njëjta dhe të presësh përgjigje tjetër. Ne vetëm kemi ndryshim të qeverisë vetëm në Kosovë dhe në Serbi jo, pra të presësh se mund të ketë veprim tjetër, është e pamundur”, tha ajo.

“Ne po flasim për procesin se në raport me normalizimin e dy vendeve, sot janë ish krerët e shtetit që po mbahen në paraburgim, ndërsa Serbia në krah me Rusinë po shtyhet në karshi me Kosovën”, tha Kusari-Lila.

“Nënshkrimi i tri marrëveshje në Berlin ishte një proces që ka marrë pak vëmendje në rajon, ndërsa për Kosovën ishte momentum i mirë. Përmbajtja e planit franko-gjerman, kishte komponenta që u pa në opinionin publik, dhe i njëjti përmban njohjen reciproke i ndarë në disa faza. Faza e parë ka anëtarësim në organizata të ndryshme por pa njohjen reciproke, dhe e dyta është që synon njohjen dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes vete”, tha Kusari-Lila.

“Largimi i serbëve nga institucionet e kemi ndjerë në Kuvend shumë më herët. Lista serbe nuk ka marrë pjesë që një kohë të gjatë në Kuvend, dhe kjo po bëhet për të ruajtur një njëri, e ai është Milan Radojçiq”, tha ajo, teksa shtoi se kjo ka qenë arsyeja e largimit të tyre nga institucionet.

Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit KIPRED, tha se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, është i menduar gjatë dhe si i tillë është krijuar nga qeveria e Serbisë. Peci ka thënë se Serbia po dëshiron që situatën në terren ta reflektojë edhe në negociatat rreth planit franko-gjerman.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Aktiv” Miodrag Miliçeviq ka folur sërish rreth sulmit nga zyrtarë policorë në Jarinjë.

Ai tha se fillimisht ka parë spekulime në lidhje me rastin e tij për të cilat i quajti keqkuptime.

“Ne në këtë proces të dialogut jemi në krizë dhe mund të ketë pasoja. Rasti që më ka ndodh nuk është i izoluar, Njësia Speciale e Kosovës ka mandate për t’i mbrojtur qytetarët apo jo”.

“Është e qartë se rasti im është në plan të dytë dhe vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare është në zbutjen e raporteve ndërmjet shteteve. Dua të besoj se dialogu do të jetë diçka që do të mbetet në prioritet”.

“Çështja e targave ka ndikuar në marrëdhëniet mes neve dhe nuk ka ardh gjatë natës, por si pasojë e politikës. Para dy vitesh i kemi thënë se çështja e tabelave nëse nuk merret me shumë seriozitet, do të ketë shumë pasoja në terren”, tha ai.

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump: A e përmendi vërtet Medvedevi fjalën me shkronjën “N”? Nëse konfirmohet, më lajmëroni TANI

Kosova Times Kosova Times June 23, 2025
Shqipëria mbështet deklaratën e përbashkët për armëpushim në Gaza
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Pogba drejt rikthimit në fushë
VIDEO Një shofer kamioni goditi barrierat para Shtëpisë së Bardhë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?