By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: ‘Trepçës’ i duhet një plan biznesi strategjik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ekspertët: ‘Trepçës’ i duhet një plan biznesi strategjik
Ballina 1Lajme

Ekspertët: ‘Trepçës’ i duhet një plan biznesi strategjik

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 10:27 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Ekonomistët thonë se për të pasur një ‘Trepçë’ funksionale që mund ta mbajë jo vetëm veten, por edhe shtetin, duhet të investohet në makineri por edhe në bord e menaxhment, që ai të udhëhiqet nga njerëz kompetentë.

Ndërmarrja “Trepça” nuk po arrin assesi të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Aq më shumë, ajo tash e një kohë po operon me humbje, derisa nuk ka arritur që të sigurojë as pagat e minatorëve.

Ekonomisti Muhamet Sadiku, tha për RTK se ‘Trepça’ nuk mund të qëndrojë me subvencione.

“Në vend që problemi të zgjidhet përmes një menaxhmenti e bordi kompetent, modern, të mençur, që e kupton çka është e qeveria korporative, sepse ‘Trepça’ nuk mund të qëndrojë me subvencione, duhet të mendohet seriozisht në inkurajimin e investitorëve të jashtëm, investimeve serioze sidomos në pjesën teknologjike”, tha ai.

Problemet në funksionimin e Trepçës janë të kamotshme, e zgjidhja e tyre mund të marrë kohë.

Sipas njohësve të fushës, rritja e performancës së saj varet nga investimet në makineri e staf.

Edhe Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë, tha për RTK, se duhet një plan biznesi strategjik në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, shumë profesional, që të nxirret nga kjo situatë ‘Trepça’, duhet të përmirësohen disa faktor, ai teknologjik, operativ dhe financiar”.

Nga Ndërmarrja “Trepça” i kanë thënë RTK-së se në fund të këtij muaji do ta paraqesin planin e veprimit i cili flet edhe për hapat drejt rritjes së prodhimit.

“Ndërmarrja Trepça ka prezantuar para Ministrisë së Ekonomisë planin e veprimit për prodhim. Këtë plan do ta realizojmë në përpikëri, ashtu siç jemi zotuar. Në fund të muajit gusht do të paraqesim një plan veprimi në të cilin është i përfshirë norma në prodhim dhe efektet pozitive do të vërehen në prodhim, pasi që paga do të kalkulohet në bazë të performancës së secilit punonjës të minierës”.

Miliona euro janë ndarë ndër vite për ndërmarrjen ‘Trepça’, e cila nuk arriti asnjëherë pas lufte të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Edhe dje, Qeveria e vendit ndau 4 milionë euro për tejkalimin e krizës aktuale në Trepçë.

You Might Also Like

Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

TAGGED: #Ekspertët, #Plan biznesi strategjik, #Trepça
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përdorimi i pashembullt i ajrit të kondicionuar mbingarkon rrjetin elektrik në Kosovë

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Kosova ka rreth 1.8 milion përdorues të telefonisë mobile
Kalaja e Gjirokastrës, mbi 260 mijë vizitorë gjatë vitit 2024
Gruda i PDK-së sqaron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Gërvalla: Vuçiq po jetëson kërcënimet pas votimit të djeshëm për KiE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?