By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
July 24, 2025
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm me temperatura deri në 41°C
July 24, 2025
Konflikt i armatosur midis ushtrive tajlandeze dhe kamboxhiane, të paktën një civil i vrarë
July 24, 2025
Horoskopi ditor për 24 korrik
July 24, 2025
SHBA-të miratojnë shitjen e armëve me vlerë 322 milionë dollarë për Ukrainën,
July 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, qëndrimet për emigracionin të kandidatëve për president
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, qëndrimet për emigracionin të kandidatëve për president
Rajon / Botë

ShBA, qëndrimet për emigracionin të kandidatëve për president

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 7:37 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, Nënpresidentja Kamala Harris po bën fushatë duke u mbështetur në përvojën e saj si prokurore. Ndërkaq, kandidati republikan Donald Trump, sulmon punën e administratës së Presidentit Biden dhe zotohet për dëbime masive të emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë tubimeve zgjedhore Nënpresidentja Kamala Harris mbështetët në të kaluarën e saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

“Unë kam ecur krahas oficerëve të zbatimit të ligjit nëpër tunelet nëntokësore përgjatë kufirit mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Unë kam përndjekur bandat ndërkombëtare, trafikantët e drogës dhe njerëzve që kanë hyrë jashtëligjshëm në vendin tonë. Unë i kam përndjekur ata dhe në të gjitha rastet kam fituar”, tha zonja Harris.

Ndërsa ishte në detyrë, administrata e zotit Trump ndërtoi një mur mbi 80 kilometra përgjatë kufirit. Ai zvogëloi numrin e refugjatëve që pranoheshin në nivele historikisht të ulëta dhe zbatoi politika kufitare që ndanin fëmijët nga prindërit.

“Në zgjedhjet e nëntorit, populli amerikan do t’i krahasojë këto të dhëna dhe do t’i thotë nënpresidentes, personit që mbikëqyrte çështjen e imigrantëve të paligjshëm, se ke bërë një punë shumë të keqe. Ti je turpi i vendit tonë. Je e pushuar nga puna. Ik nga këtu”, thotë zoti Trump.

Imigracioni është një nga çështjet më të ndjeshme në këto zgjedhje presidenciale. Një sondazh i organizatës “Këshilli i Çikagos” tregon se 50% e të anketuarve thonë që pjesa më e madhe e imigrantëve përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Nga njëra anë, pak më shumë se gjysma e amerikanëve mbështesin ndërtimin e një muri përgjatë kufirit dhe dërgimin e trupave në kufi me Meksikën, nga ana tjetër shumica e kundërshtojnë depërtimin e imigrantëve të paligjshëm.

Ndërsa Kongresi nuk arriti të miratojë reformën mbi emigracionin, trajtimi i kësaj çështjeje mbetet në varësi të veprimeve dhe rregulloreve ekzekutive, pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.

“Gjetja e një zgjidhjeje është e vështirë në mjedisin e tanishëm politik, pasi çdo vendim ekzekutiv mund të bëhet objekt i padive gjyqësore, ndërsa Kongresi, nga ana e tij, nuk ka vullnetin për të vepruar”, thotë Corey Foreman, avokat për emigracionin.

Zonja Harris është zotuar të mbështesë një projektligj të ri mbi sigurinë e kufirit. Kandidatja demokrate e ka vënë theksin tek roli, që ajo thotë se luajti ish Presidenti Trump në fillim të këtij viti, për të mos lejuar miratimin e një ligji të ri mbi emigracionin, që kishte mbështetjen e të dy partive në Senat.

“Ai e rrëzoi marrëveshjen e të dy partive, sepse mendonte që kjo do ta ndihmonte të fitonte zgjedhjet. Kjo tregon se Donald Trump-i nuk shqetësohet për sigurinë në kufi. Ai kujdeset vetëm për vetën e tij. Zotimi im është që si Presidente, unë do e rikthej projektligjin për kufirin që e rrëzoi Donald Trumpi dhe do ta nënshkruaj miratimin e tij”, tha zonja Harris.

Aleatët republikanë të zotit Trump i kanë kërkuar atij që të përqendrohet në fusha të cilat ata besojnë se ai ka përparësi ndaj zonjës Harris, veçanërisht mbi emigracionin.

Ai vazhdon të bëj thirrje për depërtime masive të emigrantëve të paligjshëm dhe kritikon administratën e zotit Biden dhe zonjës Harris për atë që ai e quan, politika e kufirit të hapur.

“Me votën tuaj, inflacioni do të marrë fund, emigrantët e paligjshëm do të kthehen në vendet e tyre. Ne do t’i ndalojmë ata. E keni parë se si thonë: ‘ne kemi pasur politikat më të mira për kufirin? Mrekulli. Ata kanë pasur politikat më të këqija në botë”, thotë zoti Trump.

Patrulla Kufitare amerikane në muajin qershor ka regjistruar 130 mijë emigrantë. Në qershorin e vitit 2019, numri i emigrantëve që hynë në Shtetet e Bashkuara ishte 104 mijë. Ky ishte viti i fundit i zotit Trump në detyrë. Shifrat e qershorit të këtij viti megjithatë janë zvogëluar tej mase nga shifrat e dhjetorit të vitit të kaluar kur në Shtetet e Bashkuara hynë 300 mijë emigrantë.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Konflikt i armatosur midis ushtrive tajlandeze dhe kamboxhiane, të paktën një civil i vrarë

SHBA-të miratojnë shitjen e armëve me vlerë 322 milionë dollarë për Ukrainën,

Raundi i tretë i bisedimeve për paqe Ukrainë-Rusi përfundoi në Stamboll, më shumë të burgosur lufte kthehen në shtëpi

Arrestohet indiani pasi hapi disa ambasada të rreme dhe drejtoi makinën me targa diplomatike

TAGGED: #Donald Trump, #Emigracioni, #Kamala Harris, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjate ndrrimit te motmoteve goditje raketore ne Ukraine

Kosova Times Kosova Times January 1, 2023
Plagoset një person, shkaktohen dëme nga sulmet e reja ruse në rajonin e Kievit
Monitoruesit e Kuvendit: Legjislativi nuk ishte produktiv
Marchand rrëmben medaljen e katërt të artë në ‘Paris 2024’
Vjen në Kosovë batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?