By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si e vlerëson Brukseli ofensivën ukrainase në Kursk
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si e vlerëson Brukseli ofensivën ukrainase në Kursk
Ballina 2Rajon / Botë

Si e vlerëson Brukseli ofensivën ukrainase në Kursk

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 3:06 PM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Kievi ka ndryshuar strategjinë e tij ushtarake dhe ka pushtuar territorin rus. A do të ndryshojë ky veprim qëndrimin e BE-së ndaj Ukrainës? Si e vlerëson Brukseli situatën e re?

Aktualisht Brukseli zyrtar është me pushime verore, shumë eurodeputetë dhe punonjës të Bashkimit Evropian janë larguar. Selia e NATO-s gjithashtu zyrtarisht është me pushime, ende nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me ofensivën e fundit ushtarake të Kievit ndaj Kurskut. Konsultimet e radhës për luftën mbrojtëse të Ukrainës pas sulmit të Rusisë janë planifikuar për në fund të gushtit, kur ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të 27 shteteve të BE-së do të mblidhen për një takim jozyrtar në Bruksel. Por DW ka folur me ekspertë, politikanë dhe zyrtarë të BE. Ata janë të mendimit, se ofensiva ukrainase në rajonet ruse të Kursk dhe Belgorod duhet parë pozitivisht.

Sukses politik i Kievit

“Vlerësimi i përgjithshëm i asaj që kanë arritur forcat e armatosura ukrainase është pozitiv, jo aq nga pikëpamja ushtarake, por mbi të gjitha nga pikëpamja politike”, thotë raportuesi i Parlamentit Evropian për Rusinë, Andrius Kubilius. Ukraina ishte në gjendje të merrte iniciativën, t’i tregonte Kremlinit dështimin e vet dhe t’i provonte Perëndimit se nuk ka nevojë të frikësohet nga një përshkallëzim nga ana e Kremlinit.

Sipas partnerëve të Kievit, ofensiva ukrainase konsiderohet një sukses, sepse Ukraina ishte në gjendje të demonstronte përsëri aftësitë e saj pas një pauze të gjatë. Kështu mendon eksperti i sigurisë, Roland Freudenstein nga platforma e Përfaqësimit të Interesave në Bruksel “Freedom Hub”. “Më bëri shumë përshtypje sesi Ukraina arrin të marrë papritmas iniciativën nga një pozicion i perceptuar si inferior dhe të vendosë Rusinë dhe Vladimir Putinin në pozicion mbrojtjeje”, tha Freudenstein.

Por është ende herët për të vlerësuar rezultatet në fushën e betejës, paralajmëron Amanda Paul nga qendra studimore në Bruksel “European Policy Center”. Ajo flet për një “hap të guximshëm dhe me trimëri” të Kievit. Kjo “e habiti Putinin, dëmtoi reputacionin e tij dhe në të njëjtën kohë forcoi moralin e trupave dhe qytetarëve ukrainas”.

Pozicioni i BE-së i pandryshuar

Megjithatë, BE-ja thekson se veprimet e Kievit duhet të shërbejnë vetëm për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës. Këtë e theksoi një përfaqësuese zyrtare e BE-së në një bisedë joformale për DW. “Putini nuk mundi të thyente rezistencën e ukrainasve ndaj pushtimit të tij të pajustifikuar dhe tani është i detyruar të tërhiqet në territorin rus”, shkroi kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell në largim në rrjetin social X. Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ai konfirmoi , se BE-ja mbështet plotësisht luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus.

BE-ja nuk e ndryshon strategjinë e saj ndaj Ukrainës edhe pas ofensivës ukrainase të Kurskut. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thekson se Ukraina, në kuadrin e së drejtës së saj për vetëmbrojtje, lejohet të sulmojë armikun “kudo që e sheh të arsyeshme: si në territorin e saj ashtu edhe në atë të armikut”.

Kur ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të 27 vendeve të BE-së të shprehin pikëpamjet e tyre në takimin e tyre jozyrtar në fund të gushtit, mund të shfaqen mosmarrëveshje rreth pozicionit të BE-së për kundërsulmin e Ukrainës, por aty nuk priten vendime. Ekspertja, Amanda Paul thotë, se reagimet aktuale në Bruksel e bëjnë të qartë se ata janë të vetëdijshëm se Rusia po përdor rajonet e Kurskut dhe Belgorodit për të nisur sulmet ndaj Ukrainës, duke përfshirë infrastrukturën civile.

Ofensiva si vetëmbrojtje

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që nga fillimi i verës ka pasur rreth 2000 sulme me lloje të ndryshme armësh në rajonin ukrainas Sumy nga rajoni i Kurskut. Trupat ukrainase duan të ndërpresin linjat ruse të furnizimit dhe do të pushtojnë zonat nga të cilat Ukraina po sulmohej vazhdimisht, u shpreh Freudenstein. Pas sulmit në “Crocus City Hall” në Moskë në mars të këtij viti, Putin po përjeton për herë të dytë “një dështim të madh të sigurisë në sytë e shumë rusëve”.

Në aksionin në rajonin e Kurskut, forcat e armatosura ukrainase kanë përgjegjësi për të mbrojtur popullsinë civile, theksoi një zëdhënës i Komisionit të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë kur u pyet nga DW. Duhet të merren të gjitha masat e mundshme për të mbajtur sa më të ulët ndikimin e luftimeve te civilët. Brukseli kujton se Ukraina duhet të përmbushë detyrimet e saj të përgjithshme sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion që do të tregonte ndryshe,” thuhet nga Komisioni i BE-së. Ai gjithashtu mirëpret urdhrin publik të Zelenskit për ndihmë humanitare për banorët e prekur nga veprimet e forcave ukrainase në territorin rus. Më 12 gusht, Zelensky urdhëroi ministrin e Brendshëm, anëtarët e tjerë të qeverisë dhe Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) të zhvillojnë një “plan humanitar” për zonën ku po zhvillohet operacioni.

Strategji të ndryshme lufte

Zelensky po ashtu e bëri të qartë se rusët tani mund të shohin vetë se si ndjehet lufta. “Ky është një element i rëndësishëm në fushatë, gjithashtu në sytë e popullatës ukrainase, jo vetëm të udhëheqjes politike,” thotë Roland Freudenstein. Sipas tij, Ukraina po përpiqet të shmangë viktimat civile. “Ajo po përpiqet të arrijë objektivat ushtarake, por sigurisht kjo shkakton dëme civile, është pothuajse e pashmangshme. Ajo që Ukraina vazhdon të mos bëjë është të hedhë raketa në qendrat tregtare. Rusia e ka bërë këtë në disa raste në një mënyrë të synuar. Edhe energjia, infrastruktura, e cila është me rëndësi për popullsinë civile nuk po preket. “Unë shoh dallime të mëdha në mënyrën se si zhvillohet lufta dhe në rëndësinë e shmangies së viktimave civile”, thotë Freudenstein.

Ekspertët argumentojnë për DW, se vendimi i Ukrainës për të pushtuar territorin rus ka kaluar “vijën e kuqe” më të madhe të mundshme që kishin vendosur partnerët perëndimorë nga frika e përshkallëzimit të luftës. Sipas ekspertes, Amanda Paul, reagimi mjaft i rezervuar i Moskës tregon se ato “vija të kuqe” janë të pakuptimta. “Të gjitha kufizimet që e pengojnë Ukrainën të kryejë sulme në shkallë të gjerë ndaj objektivave ushtarakë në Rusi duhet të hiqen, Ukraina duhet të marrë të gjitha armët e nevojshme për këtë. Është thelbësore që forcat e armatosura ukrainase të shkatërrojnë infrastrukturën dhe objekte të tjera ushtarake ruse që kontribuojnë në këtë luftë”, thekson Paul.

You Might Also Like

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Trump u kërkoi vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e deportuar

TAGGED: #Brukseli, #Kursk Rusi, Ukraina
Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin: 99% e pjesëtarëve të Wagnerit janë larguar nga Bahmuti

Kosova Times Kosova Times June 3, 2023
Dhunë në protestat kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji
Zbulohet identiteti i liderit të kartelit famëkeq të drogës, JA kush është serbi që sundoi botën e krimit të drogës
Dorëzimi i (pa) pritur i Albin Kurtit!
Pasi rrah bashkëshortin grushta polices
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?