By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova fiton rastin kundër “IuteCredit” në Arbitrazh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova fiton rastin kundër “IuteCredit” në Arbitrazh
Ballina 1Lajme

Kosova fiton rastin kundër “IuteCredit” në Arbitrazh

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 10:31 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Kosova e ka fituar rastin kundër kompanisë financiare “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ka konfirmuar të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli.

Havolli, që në kohën kur “IuteCredit” e kishte paditur Kosovën në Arbitrazh ishte zëvendësguvernator i BQK-së, është shprehur krenar që nga kjo çështje Kosovës i janë shpëtuar 30 milionë euro.

“Ndjehem shumë krenar që, me autorizimin e Guvernatorit Fehmi Mehmeti, udhëheqa ekipin me të cilin i’a shpëtuam Kosovës 30 milionë euro. I mbrojtëm qytetarët e Kosovës nga abuzimi financiar dhe ruajtëm stabilitetin financiar në vend”, ka shkruar Havolli në profilin e tij në Facebook.

Kurse kryeministri Kurti e ka cilësuar si fitore të radhës të Kosovës në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

“Republika e Kosovës shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipi përfaqësueses të Squire Patton Boggs.

“Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë euro”, ka shkruar tutje Kurti.

“IuteCredit” ishte pjesë e një rrjeti institucionesh që kanë ofruar kredi të shpejta me kamata ekstremisht të larta, të vëna jashtëligjshëm.

“IuteCredit” e kishte dërguar Kosovën në Arbitrazh në fillim të vitit 2020 pasi BQK-ja ia kishte revokuar licencën në dhjetor të 2019-s. BQK-ja pretendonte se ky institucion financiar funksiononte me norma të interesit jashtë çdo standardi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Osmani pritje për mërgatën më 26 dhjetor V.S|RTKlive

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Mot i vranët me intervale me diell

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katari synon të zgjasë armëpushimin varësisht nga gatishmëria e Hamasit për lirimin e pengjeve

Kosova Times Kosova Times November 28, 2023
Plagosje me thikë në Prishtinë
Krasniqi: Intervenimi i NATO-s, moment historik për Kosovën
24 vjet nga masakra në Qyshk
Ukraina synon të mobilizojë 160 mijë njerëz në tre muaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?