By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë
October 31, 2025
Në moshën 73-vjeçare ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano
October 31, 2025
Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë kombëtare
October 31, 2025
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken i bën thirrje Hamasit ta pranojë propozimin e ShBA-së për armëpushim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken i bën thirrje Hamasit ta pranojë propozimin e ShBA-së për armëpushim
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken i bën thirrje Hamasit ta pranojë propozimin e ShBA-së për armëpushim

Kosova Times
Last updated: 2024/08/19 at 8:39 PM
Kosova Times Published August 19, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje të hënën Hamasit ta pranojë një propozim të Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve, pas një takimi që kishte me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Më herët të hënën, Blinken tha se përpjekja më e fundit për marrëveshje është mbase mundësia më e mirë dhe e fundit, prandaj u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë propozimin.

Bisedimet në Katar javën e kaluar përfunduan pa ndonjë përparim, por ato pritet të rifillojnë këtë javë bazuar në një propozim të Shteteve të Bashkuara për përafrimin e qëndrimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

“Gjatë një takimi shumë konstruktiv me kryeministrin Benjamin Netanyahu sot, ai konfirmoi se Izraeli e pranon propozimin për përafrimin e qëndrimeve dhe se e mbështet atë”, tha Blinken për gazetarë në Tel Aviv.

Ai shtoi se tani “i takon Hamasit ta bëjë të njëjtën gjë”.

“Pastaj, palët, me ndihmën e ndërmjetësve – Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit – duhet të bashkohen dhe ta kompletojnë procesin për arritjen e mirëkuptimeve të qarta për atë se si do t’i zbatojnë detyrimet që i kanë marrë me këtë marrëveshje”, tha ai.

Me gjithë shprehjen e optimizmit nga ShBA-ja dhe përshkrimit të takimit si pozitiv nga zyra e Netanyahut, Izraeli dhe Hamasi kanë lënë të kuptohet se do të ketë e vështirë të arrihet marrëveshja.

Bisedimet disa mujore dhe të ndërprera kohë pas kohe janë zhvilluar rreth çështjeve të njëjta. Izraeli thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë shkatërruar Hamasi si forcë politike dhe ushtarake, ndërsa Hamasi thotë se do të pranojë vetëm armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

You Might Also Like

Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake

Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri

Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi

Mediat izraelite pretendojnë se amerikanët duan ushtrinë turke në Gaza si pjesë të trupave paqeruajtëse

Nga ballkani po rekrutojne në Ukrainë. “Nëse Zoti do, do të shkojmë në Kosovë me vëllezërit tanë rusë”

TAGGED: #Antony Blinken, #Armëpushim, #Propozimi amerikan, Hamasi
Kosova Times August 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Haxholli: Serbia nuk arreston por kidnapon, persekuton dhe monton

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Palestinezët vizitojnë varrezat, falin namazin e Bajramit në xhamitë e shkatërruara
Ndizen qirinj në nderim të Erona Cokli
Kryeministri shqiptar Rama kundër shtetit të vet!
Konjufca pas aksidentit ajror në SHBA: Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?