By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet dhe arrestohet gruaja qe braktisi fëminë në plazh
August 1, 2025
Zbulohen detajet e drames ne Serbi: U publikua lista e emrave për arrestim
August 1, 2025
Shqiptarët, polakët dhe rumunët janë të huajt më të zakonshëm midis të burgosurve në Mbretërinë e Bashkuar.
August 1, 2025
Gjermania do të fillojë dërgimin e 2 sistemeve Patriot në Ukrainë
August 1, 2025
OAK përshëndet heqjen e tarifave për produktet nga SHBA
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Alex Whiting zëvëndëson Jack Smithin si Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Hagë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Alex Whiting zëvëndëson Jack Smithin si Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Hagë
Ballina 1Lajme

Alex Whiting zëvëndëson Jack Smithin si Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Hagë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/19 at 10:43 PM
Kosova Times Published November 19, 2022
Share
SHARE

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë njoftoi se Alex Whiting do të zëvendësoj kryeprokurorin deritanishëm, Jack Smith, pasi ai më 18 nëntor u emërua në ShBA si prokuror i posaçëm për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Whiting do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri.

“Ai ka saktësisht të njëjtat kompetenca me ato të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës së ZPS-së në asnjë aspekt”, thuhet në njoftim.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto pretendime janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty. Ky raport, në fakt, i ka hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2015.

Whiting është prokuror me kombësi franko-amerikane me përvojë në procedime penale në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Në ZPS është që nga qershori i vitit 2019, fillimisht si Udhëheqës i Hetimeve, kurse nga muaji gusht 2020 punon si Zëvendës Prokuror i Specializuar.

Midis viteve 2010 dhe 2013, ai ishte pjesë e Zyrës së Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ndërsa në periudhën midis viteve 2002 dhe 2007, kishte punuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë. Gjatë asaj kohe kishte qenë kryeprokurori i çështjes në procesin kundër ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Isak Musliu, dhe Haradin Bala, si dhe kryeprokuror në gjykimet ndaj serbit nga Kroacia Milan Martiç dhe serbit nga Bosnia, Dragomir Milosheviç.

Pranë Gjykatës Speciale deri më tani janë ngritur disa aktakuza dhe disa procese gjyqësore tashmë janë duke u zhvilluar.

Në mesin e të akuzuarve, të cilët ende presin fillimin e gjykimit, janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, edhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Ata gjenden në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

You Might Also Like

Qeveria në detyrë ndanë 500 mijë euro për Gazën

Vidhen rreth 30 armë të vogla në një poligon shenjëtarie në Drenas

Tryeza `Kuvendi në pauzë’ i bën bashkë partitë, por të ndarë në qëndrime

Produktet amerikane me 0 tarifë doganore në Kosovë

Kurti për rastin e Popoviqit përmend incizimet në Bruksel: Rast serioz

Kosova Times November 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Institucionet të angazhohen kur gratë trajtohen objekt i partnerëve

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Pse po “periferizohet” Kosova?
Dimri po vjen. Fundi i tranzitit ukrainas dhe e ardhmja e gazit në Evropë
Kanalet Z raportuan largimin e komandantit të grupit rus të trupave në Siri
Zvicra bllokon eksportet indirekte të armëve në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?