By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë
June 5, 2025
Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes
June 5, 2025
Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA
June 5, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit
June 5, 2025
Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit të Rodonit”
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AGK sfidon Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatën Kushtetuese: Një rast historik për lirinë e shtypit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AGK sfidon Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatën Kushtetuese: Një rast historik për lirinë e shtypit
Ballina 1Lajme

AGK sfidon Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatën Kushtetuese: Një rast historik për lirinë e shtypit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 6:11 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dërgoi të martën në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, që u miratua muajin e kaluar mes kundërshtimeve të ashpra të shoqatave të gazetarëve, opozitës dhe Bashkimit Evropian.

Dërgimi i komenteve pasoi dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese nga dy parti opozitare gjatë muajit korrik.

“Ne besojmë se edhe komentet tona por edhe të palëve të tjera që kanë dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese do ta bindin, shpresojmë, gjykatën se ligji është anti-kushtetuese dhe do të shfuqizohet në tërësi, pasi vet inicimi i tij, mënyra se si është hartuar, mënyra se çka përmban janë në kundërshtim me frymën e kushtetutës dhe në kundërshtim me lirinë universale të medias. Është shpresa jonë pra se do të ketë reflektim të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast dhe se ligji nuk do të hyjë në fuqi”, tha kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Asociacioni i gazetarëve shpreson që gjykata ta rrëzojë ligjin dhe të mundësohet hartimi i një ligji të ri, që do të trajtonte shqetësimet e tyre, me ato që ato i quajnë, synime të qeverisë për të kontrolluar mediat në vend.

Por, përfaqësuesit e pushtetit thonë se ligji nuk cenon pavarësinë e mediave dhe është hartuar në frymën e udhëzimeve të Bashkimit Evropian.

Juristja e mediave Flutura Kusari tha se ligji bie ndesh me Kushtetutën në disa nene që kanë të bëjnë me rregullimin e funksionimit të komisionit, me parimin e barazisë gjinore, lirinë e medias dhe me pavarësinë e Komisionit të Pavarur për Media.

“Ne kemi argumentuar që disa prej neneve duhet të shfuqizohen mirëpo, po ashtu nëse këto nene shfuqizohen, ligji nuk mund të mbijetojë për shkak se bëhet i pazbatueshëm në praktikë prandaj shpresojmë që ligji do të shfuqizohet në tërësi. Përtej ndikimit që ky ligj ka në rregullimin e mediave dhe ky rast gjyqësor për neve është një ngjarje historike për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese merret me një rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi që do të merret tani do t’i paraprijë me dekada të tëra praktikave që Gjykata do të ndërtojë sa i përket lirisë së mediave”, tha zonja Kusari

Me 11 korrik deputetët e shumicës në parlamentin e Kosovës miratuan ligjin i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe dënime me gjoba të rënda për mediat që kryejnë shkelje ligjore.

Bashkimi Evropian që kishte bërë vlerësimin e projektligjit kishte kërkuar mes tjerash qartësimin e kërkesave për licencimin dhe regjistrimin e mediave në përputhje me standardet evropiane dhe qartësimin e sanksioneve dhe gjobave ndaj mediave.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare të mediave kanë shprehur shqetësimin se ligji do të mundësojë kontrollin politik të organit rregullator dhe mund të ndikojë në pluralizmin e medias dhe pavarësinë e saj

Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit

Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Bogujevci: Sulmet politike po shfrytëzojnë dhimbjen e familjes time

Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë

Gjykata Supreme: Faturat e mbeturinave paguhen te KRM `Pastrimi`

TAGGED: #AGK, #Gjykata Kushtetuese, #Ligji për KPM-në
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Debati në Këshillin e Evropës: Shumica e deputetëve e mbështesin Kosovën

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
Kosova: Tri pikët e një raundi të ri tensioni dhe vizita e Miroslav Lajçakut
Harris dhe Trump me sulme verbale ndaj njëri-tjetrit
Rusia vendos ndalesë ndaj kryeprokurorit të GjNP-së
Kurti thirrje të rinjve rom, ashkali dhe egjiptian: Aplikoni për punësim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?