By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi kritikon Shtetet e Bashkuara për ndryshim të marrëveshjes paraprake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hamasi kritikon Shtetet e Bashkuara për ndryshim të marrëveshjes paraprake
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi kritikon Shtetet e Bashkuara për ndryshim të marrëveshjes paraprake

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 4:42 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartësitë ngaqë propozimi i tanishëm amerikan për armëpushim në Gazë – për të cilin Sekretari amerikan Antony Blinken deklaroi se është i pranueshëm për Izraelin – dallon nga versioni i mëparshëm me të cilën ishte pajtuar grupi militant. Sekretari Blinken, i cili po qëndron sot për vizitë në Egjipt, tha se ende ekzistojnë “çështje të ndërlikuara”, për të cilat nevojiten “vendime të vështira nga udhëheqësit.” Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që shkaktoi fillimin e luftës në Rripin e Gazës.

Grupi militant palestinez Hamas tha se versioni i fundit i propozimit amerikan për arritjen e armëpushimit në Gazë devijon nga pikat ku ishte arritur pajtim më parë. Hamasi akuzoi Izraelin dhe aleatin e tij, Shtetet e Bashkuara se janë të pasinqertë, duke thënë se propozimi i përditësuar “shkakton paqartësi të shumta” ngaqë “nuk është ai që na është prezantuar dhe as versioni me të cilin jemi pajtuar.”

“Nuk na duhen negociata shtesë, duhet të pajtohemi rreth mekanizmit zbatues. Kur (Sekretari) Blinken thotë se izraelitët janë pajtuar dhe izraelitët thonë se propozimi është përditësuar, kjo nënkupton se administrata amerikane po i nënshtrohet trysnisë nga Izraeli dhe jo e kundërta”, thotë zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan.

Ai akuzoi Izraelin për kushte të reja që bien ndesh me propozimin amerikan, i cili, siç thotë zyrtari i Hamasit, parashihte tërheqjen e plotë të Izraelit përmes dy fazave dhe një armëpushim të përhershëm, ndërkohë që Izraeli po kërkon armëpushim të përkohshëm për gjashtë javë dhe praninë e forcave të tij në dy korridore, përfshirë në vendkalimin kufitar me Egjiptin, sipas zyrtarit të Hamasit.

Reagimi i Hamasit erdhi ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken takoi udhëheqësit e Egjiptit në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të bindur Izraelin dhe Hamasin që të bien dakord për një marrëveshje që do të ndalonte luftimet 10 mujore në Gazë.

Pas takimit me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, Sekretari Blinken, i cili i quajti negociatat përpjekjen “e fundit” tha se Izraeli u pajtua me propozimin amerikan, që ka për qëllim të afrojë qëndrimet e palëve dhe i bëri thirrje Hamasit që të bie dakord me planin.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë sqaruar se cilat janë ndryshimet në versionin e tanishëm të propozimit, por zoti Blinken tha se “ende ka çështje të hapura që lidhen me zbatimin” e marrëveshjes si dhe me qartësimin e detyrimeve që dalin nga ajo për palët.

Sipas zyrtarëve të angazhuar në negociata, ekzistojnë mosmarrëveshje rreth pranisë së vazhdueshme të Izraelit në brendësi të Gazës, në veçanti përgjatë kufirit me Egjiptin, rreth lëvizjes së lirë të palestinezëve në Rripin e Gazës si dhe numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë që pritet të këmbehen me pengjet e rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.

Ushtria izraelite njoftoi të martën se forcat e saj i gjetën trupat e pajetë të gjashtë pengjeve në një operacion gjatë natës në jug të Gazës.

Marrja e trupave është një goditje për Hamasin, udhëheqësit e të cilit shpresojnë të shkëmbejnë pengjet për të burgosurit palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një armëpushim afatgjatë. Por kjo ka të ngjarë të rrisë trysnin mbi qeverinë izraelite për të arritur një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve që besohet se janë ende gjallë.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke u mbështetur në burime egjiptiane të sigurisë, njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një prani ndërkombëtare në Rripin e Gazës, një sugjerim që sipas tyre është i pranueshëm për Kajron nëse mandati i kësaj pranie ndërkombëtare kufizohet deri në gjashtë muaj.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #Antony Blinken, #Badr Abdelatty
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rafet Rudi sjell para lexuesve librin e tij të kujtimeve

Kosova Times Kosova Times May 20, 2025
Kjo është mbrojtja më e shijshme kundër kancerit: Ja çfarë lloj bananesh duhet të hamë
Ndalohet një person i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Bibaj
Komisioni qeveritar thotë se në veri janë gjetur mbetje mortore
Kryeministri Kurti mbajti pritjen e fundvitit me gazetarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?