By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë
December 10, 2025
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh, lija e majmunit nuk është Covid-i i ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > OBSh, lija e majmunit nuk është Covid-i i ri
Ballina 2Shëndetësi

OBSh, lija e majmunit nuk është Covid-i i ri

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 7:31 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër, nuk është COVID-i i ri, pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij.

“Ne mund dhe duhet ta trajtojmë këtë sëmundje së bashku”, tha Hans Kluge, drejtor i OBSh-së për Evropën, në një konferencë për shtypin.

“Pra, a do të vendosim të ngremë sisteme për të kontrolluar dhe eliminuar linë e majmunit globalisht, apo do të përballemi me një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet në vijim, do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën”, shtoi ai.

Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Varianti ‘clade 1b’ ka shkaktuar shqetësim global sepse duket se përhapet më lehtë.

Një rast i këtij varianti u konfirmua javën e kaluar në Suedi dhe u lidh me një përhapje në rritje të virusit në Afrikë, rasti i parë i përhapjes së tij jashtë kontinentit. OBSh-ja e shpalli shpërthimin e fundit të sëmundjes një emergjencë të shëndetit publik që përbën shqetësim ndërkombëtar pasi u identifikua varianti i ri.

Zoti Kluge tha se vëmendja e përqëndruar tek lloji i ri ‘clade 1’ do të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër variantit më pak të rëndë ‘clade 2’ që është përhapur globalisht që nga viti 2022. Kjo i ka mundësuar Evropës të përmirësojë reagimin e saj përmes këshillave dhe mbikëqyrjes më të mirë shëndetësore.

Rreth 100 raste të reja të llojit ‘clade 2’ të lisë së majmunit janë raportuar çdo muaj në rajonin evropian, shtoi zoti Kluge.

Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ai i COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.

Autoritetet shëndetësore duhet të jenë në gjendje gatishmërie në rast se ka variante të reja, të cilat barten më lehtë nga një person tek tjetri ose që ndryshojnë rrugën e tyre të transmetimit, por nuk ka rekomandime që njerëzit të mbajnë maska, tha zëdhënësi i OBSh-së, Tarik Jasarevic

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Universitetin e Kentucky-t në SHBA: Një student u vra, policia njoftoi identitetin e sulmuesit

Si duket kthimi nga hapësira: Astronautët duke u nxjerrë nga anija kozmike pas uljes në Tokë

Rusët vrasin vajzën polake Amelka (7) në një sulm të tmerrshëm në Ternopil

VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën

Osmani uron Sirinë: Zemrat tona rrahin si një për liri e miqësi

TAGGED: #Lija e e majmunëve, #OBSh, Covid
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Bayern tregohet i pamëshirshëm ndaj Leipzig

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Franca do të marrë 300 milionë euro nga të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën
Gërxhaliu: Rënia e eksporteve nē sasi, shqetësim për sektorin privat
Blindohen disa nga rrugët e kryeqendrës gjatë vizitës së delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë: Policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët
Mbi dy mijë zjarre në dy muaj – shumica në ara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?