By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Personat në jahtin e fundosur në Sicili po festonin pafajësinë e miliarderit britanik Mike Lynch
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Personat në jahtin e fundosur në Sicili po festonin pafajësinë e miliarderit britanik Mike Lynch
Ballina 2Rajon / Botë

Personat në jahtin e fundosur në Sicili po festonin pafajësinë e miliarderit britanik Mike Lynch

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 7:45 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Operacionet e kërkimit vazhduan të martën për gjashtë personat që mendohet se mbetën brenda jahtit që u fundos pranë brigjeve të Sicilisë, mes të cilëve edhe miliarderi britanik Mike Lynch, i cili po festonte pushimin e një çështje gjyqësore ndaj tij së bashku me avokatin dhe dëshmitarët mbrojtës.

Superjahti është në fund të detit, pranë brigjeve të fshatit Porticello, në një thellësi prej 50 metrash, çka kërkon masa të veçanta për zhytësit. Ekipet speciale thanë se po realizonin zhytje në intervale prej 12 minutash, çka ka ngadalësuar përpjekjet për të kërkuar brenda të jahtit të fundosur.

Jahti ‘Bayesan’, 56 metra i gjatë dhe që lundronte nën flamurin britanik, ishte ankoruar rreth një kilometër larg bregut. Zyrtarët thonë se besojnë se jahti u godit nga një tornado mbi det gjatë stuhisë që filloi para orës katër të mëngjesit. Tornadot në ujë shkaktojnë vorbulla të fuqishme.

Pesëmbëdhjetë nga 22 personat në bordin e jahtit mbijetuan, mes tyre një nënë që tha se e shpëtoi vajzën e saj njëvjeçare duke e mbajtur atë mbi dallgët e detit. Zyrtarët kanë identifikuar një trup të gjetur si kuzhinierin e jahtit.

Zyrtarët kanë thënë se tani për tani gjashtë të pagjeturit do të konsiderohen të zhdukur.

Mes tyre është edhe miliarderi britanik, Mike Lynch, i njohur dikur si mbreti britanik i teknologjisë. Në muajin qershor, një gjykatë amerikane e liroi atë nga akuzat federale në një gjyq lidhur me blerjen e kompanisë së tij “Autonomy Corp” nga firma “Hewlett Packard” në shumën prej 11 miliardë dollarësh.

Gjithashtu të pagjetur figurojnë edhe Christopher Morvillo, një nga avokatët e zotit Lynch, Jonathan Bloomer, zyrtar i lartë i bankës “Morgan Stanley International” dhe ish-kreu i komisionit të auditimit të firmës “Autonomy Corp”, i cili dëshmoi në mbrojtje të zotit Lynch.

Karsten Borner, kapiteni i anijes “Sir Robert Baden Powell”, i cili arriti të shpëtojë të mbijetuarit që hypën në një varkë shpëtimi, tha se e kishte vënë re jahtin “Bayesian” ndërsa afrohej stuhia.

“Pas një momenti ajo u zhduk”, tha ai. Kapiteni tha se të mbijetuarit i kishin treguar atij se jahti u fundos brenda dy minutash.

Hannah Lynch, vajza 18-vjeçare e miliarderit, po ashtu figuron e humbur ndërsa nëna e saj, Angela Bacares, ka shpëtuar.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Jahti, #Mike Lynch, #Sicili
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Përmbytje shkatërruese në Kinë. Të paktën 10 të vdekur, më shumë se 30 të zhdukur

Kosova Times Kosova Times August 9, 2025
Hoti: Ura mbi Drinin e Bardhë paraqet rrezik për qarkullim, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim
Kosova pritet t`i përfitojë rreth 880 milionë euro nga KE në Bruksel
Kanalet Z raportuan largimin e komandantit të grupit rus të trupave në Siri
Grabitet dhe plagoset Roberto Baggio
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?