By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 nëntor
November 9, 2025
Çfarë mori dhe çfarë nuk mori Orban nga Trump?
November 8, 2025
Kurti: Prishtina ka nevojë për vizion të ri dhe kryetar që sjell zgjidhje
November 8, 2025
Nesër vendosin Like-at e vërtet
November 8, 2025
Ivica Daçiç me një kriminel lufte të dënuar zbuloi bustin e komandantit të njësisë që vepronte në Bosnjë dhe Hercegovinë
November 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trepça fiton derbin e zjarrtë në Vushtrri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Trepça fiton derbin e zjarrtë në Vushtrri
Sport

Trepça fiton derbin e zjarrtë në Vushtrri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/20 at 12:03 AM
Kosova Times Published November 19, 2022
Share
SHARE

Kapiteni Sali Maxhera ka udhëhequr Trepçën drejt fitores së vështirë ndaj Vushtrrisë.

Ndeshja Vushtrria – Trepça u luajt të shtunën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Palestra ishte e mbushur me shikues vendas që i kanë ofruar përkrahje të madhe skuadrës nikoqire. Por pikët u takuan mysafirëve nga Mitrovica që fituan me rezultat 24:23.

Trepça e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi shpejtë epërsi prej katër golash, 5:1. Vushtrria u afrua në 6:5 por më pas Trepça nisi seri tjetër pozitive dhe rezultati shkoi në 15:8.

Vendasit megjithatë nuk u ndalën. Të përkrahur fuqishëm nga shikuesit, vushtrriasit janë afruar gradualisht në rezultat në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të rezultati u ngushtua në 22:21.

Pivoti Maxhera shënoi për 23:21. Në minutën e 57-të, aloja Armend Karaça i Vushtrrisë shënoi për 23:22.

Por Maxhera shënoi sërish për 24:22, në minutën e 58-të. Në të njëjtën minutë, Fitim Klinaku shënoi për 24:23.

Në sulmin vijues, Yasine Benjouida i mysafirve nuk shënoi. Kështu Vushtrria kishte edhe një sulm të fundit për të barazuar. Por gjuajtjen e Nemanja Drakuloviqit e ndali Meriton Lladrovci, portieri i Trepçës.

Sali Maxhera ndeshjen e mbylli me 8 gola. Kushtrim Kastrati i kishte 6, ndërsa nga dy gola i shënuan katër lojtarë të Trepçës. Te Vushtrria më efikasi ishte Fitim Klinaku me 6 gola. Nga 5 i shënuan Drakuloviq dhe Felippe Teixeira.

Ndeshja i ka takuar javës së nëntë të Superligës së Kosovës.

You Might Also Like

Drenica mposht Ballkanin, Llapi ndalet nga Prishtina e Re

Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën

Arrestime në shkallë të gjerë janë duke u zhvilluar në Turqi, me gjyqtarë dhe zyrtarë të klubeve të dyshuar për trukim ndeshjesh

Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet vendimtare

Kosova Times November 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kaçanik, certifikohen 39 mësimdhënës pjesë e projektit të BE-së

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Kosova sot mban stërvitjen e dytë para sfidës me Rumaninë
Xhaferi zgjidhet kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut
Spanja deklarohet rreth njohjes së pasaportës së Kosovës
“Creed III” kryeson me 58.7 milionë dollarë në shitje biletash për këtë fundjavë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?