By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trupat ukrainase kapin dhjetëra të burgosur rusë në betejat e kundërsulmit të Pokrovskut
September 12, 2025
Trump thotë se po humbet durimin me Putinin
September 12, 2025
Perspektiva e padukshme e gazësjellësit rus për Kinë
September 12, 2025
Autoritetet bjelloruse konfiskojnë pasaportat e të burgosurve politikë të liruar
September 12, 2025
Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë
Ballina 2Rajon / Botë

Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 3:24 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Tre persona u vranë të mërkurën nga të shtënat në ambientet e gjimnazit në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi tentoi të kryente vetëvrasje dhe u plagos rëndë.

Ai qëlloi me armë automatike në drejtim të tre punonjësve të shkollës, duke vrarë drejtorin, sekretaren dhe një profesoreshë të gjuhës angleze, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Adnan Beganoviq, zëdhënës i policisë së kantonit Una-Sana.

Autori i dyshuar i vrasjeve është V.M., 68 vjeç, punonjës i qendrës së shkollës së mesme në Sanski Most.

“Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e këtij sulmi”, tha Beganoviq.

Sipas policisë, sulmuesi u transferua në Qendrën Klinike Universitare në Banja Llukë.

Nga ky spital i thanë Radios Evropa e Lirë se pacienti u soll me një plagë në gjoks, të shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Pacienti është i vetëdijshëm. Aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat diagnostike dhe është planifikuar një operacion”, thuhet në deklaratë.

Policia përballë gjimnazit në Sanski Most, 21 gusht 2024.
Policia përballë gjimnazit në Sanski Most, 21 gusht 2024.

Vrasja e trefishtë në gjimnaz u raportua në policinë e Sanski Mostit pak pas orës 10:00 të mërkurën.

Ministri i Punëve të Brendshme në kantonin Una-Sana, Adnan Habibija, tha se ky është një rast i izoluar që përfundoi tragjikisht.

Ai shtoi se duhet punuar në nivel institucional që të mos përsëritet.

“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë sërish në të ardhmen. Fatkeqësisht, ndonjëherë nuk mund t’i parashikojmë disa gjëra, por kemi përgjegjësi që të veprojmë në mënyrë parandaluese”, tha Habibija.

Ministri i Arsimit në kanton, Denis Osmankiq, tha se të enjten do të merret vendimi nëse fillimi i vitit të ri shkollor – i paraparë për 2 shtator – do të shtyhet, për shkak të vrasjes së trefishtë.

You Might Also Like

Trupat ukrainase kapin dhjetëra të burgosur rusë në betejat e kundërsulmit të Pokrovskut

Trump thotë se po humbet durimin me Putinin

Perspektiva e padukshme e gazësjellësit rus për Kinë

Autoritetet bjelloruse konfiskojnë pasaportat e të burgosurve politikë të liruar

Burime të NATO-s sugjerojnë një zonë ndalim-fluturimi midis Polonisë dhe Ukrainës

TAGGED: #BeH, #Tre të vrarë
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Bujqësi

Shqipëri, Manjola Hafizi, fermerja që la punën në bankë për serën me mjedra

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
Krasniqi: U shua një baba që i dha Kosovës një çlirimtar
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën
Skena tronditëse në Sanxhak: Rrahet punonjësja me grusht në kokë…” (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?