By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu gjuan mbi 50 raketa drejt Lartësive të Golanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu gjuan mbi 50 raketa drejt Lartësive të Golanit
Rajon / Botë

Hezbollahu gjuan mbi 50 raketa drejt Lartësive të Golanit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 12:51 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Grupi libanez Hezbollahu – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – ka gjuajtur mbi 50 raketa, duke goditur një numër të shtëpive private në Lartësitë e Golanit, të aneksuara nga Izraeli.

Sulmi i 21 gushtit ndodhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me negociatorët e tjerë nga Egjipti dhe Katari, në përpjekjen diplomatike për të arritur një armëpushim në luftën në Gazë.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – dhe Izraeli ende nuk kanë tejkaluar dallimet për arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Ekipet e emergjencave në Lartësitë e Golanit thanë se kanë trajtuar një 30-vjeçar i cili u plagos gjatë sulmeve. Një shtëpi u përfshi nga zjarri dhe zjarrfikësit thanë se kanë parandaluar një tragjedi më të madhe, pasi ndaluan rrjedhjen e gazit.

Hezbollahu tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj një sulmi ajror izraelit në thellësi të Libanit të martën mbrëma që la të vrarë një dhe plagosi 19 të tjerë. Hezbollahu ka gjuajtur mbi 200 raketa drejt Izraelit, që kur Izraeli shënjestroi një depo armësh të Heubollahut rreth 80 kilometra larg kufirit.

Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr, kryesisht në kufi. Nga shkëmbimet e zjarrit janë vrarë më shumë se 500 persona në Liban – shumica anëtarë të Hezbollahut dhe 100 civilë – dhe 23 ushtarë dhe 26 civilë në Izrael.

Izraeli mori Lartësitë e Golanit nga Siria në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967 dhe më pas i aneksoi. SHBA-ja është i vetmi vend që e njeh aneksimin e Izraelit të këtij territori, ndërkaq pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar e konsideron Golanin si territor të pushtuar sirian.

You Might Also Like

Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba

Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?

Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev

Milanoviqi njoftoi për pilotin ushtarak të cilin dyshon se spiunon për Serbinë

Rusët sulmuan fabrikën Bayraktar në Kiev mbrëmë, duke shkaktuar dëme të rënda

TAGGED: #Hezbollhu, #Lartësia e Golanit, raketa
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sveçla nxjerr videon: Radojçiq drejtoi grupin terrorist në Banjksa

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Kumbari i Darko Shariqit u vetëvra gjatë arrestimit të tij
Horoskopi ditor për të dielën, 27 tetor 2024!
Emërohet juria vlerësuese për projektet filmike të metrazhit të gjatë
Moldavia vendos gjendjen e jashtëzakonshme: “Putini dëshiron që banorët të mbeten pa gaz”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?